Panorama (Albania)

Zbardhet skema, si u nxor dhe u shpërnda databaza e pagave nga sistemi i Tatimeve

U shitën për 20 mijë lekë, Policia e Tiranës arreston katër persona, dy prej të cilëve specialist­ë të It-së së Tatimeve

- SAIMIR LLESHI

Skandali i publikimit të pagave të rreth 650 mijë qytetarëve shqiptarë të punësuar në sektorin publik dhe privat, tanimë ka autorë.

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas hetimeve të kryera. Me urdhër të Prokuroris­ë së Tiranës, janë arrestuar dy punonjës të It-së së Drejtorisë së Tatimeve, përkatësis­ht Andi Agaraj dhe Eni Qirjako, si dhe 2 përmbarues privatë të quajtur Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Ndërsa specialist­ët kanë nxjerrë të dhënat, dy të fundit dyshohet se i kanë blerë ato për t’i përdorur për mbledhjen e kredive të këqija të qytetarëve. Dyshohet se Ikonomi, pronari i “PRO 3VT” sh.p.k, institucio­n financiar mikrokredi­e dhe Klodian Sota, pronar i “SMART COLLECTION” sh.p.k., kompani që merret me mbledhjesh detyrimesh dhe kredi të këqija të bankave të nivelit të dytë, e kanë përdorur listën e pagave për të gjetur personat me kredi problemati­ke. Prokuroria ka vënë nën hetim në gjendje të lirë edhe drejtorin e It-së pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, Ervin Muça.

SKEMA

Nga hetimet e Prokuroris­ë së Tiranës ka rezultuar se specialist­ja e It-së te Tatimet, Eni Qirjako, ka marrë të dhënat e pagave në sistem dhe ia ka dërguar kolegut të saj të It-së, Andi Agaraj. Ende nuk dihet se pse është përdorur kjo skemë, pasi të dy specialist­ët kanë akses në të dhënat e pagave të shqiptarëv­e. Ka qenë Agaraj ai që i ka shitur këto të dhëna me një vlerë prej rreth 20-30 mijë lekë për çdo databezë te përmbarues­it privatë. Këta të fundit dyshohet se i shpërndanë më pas ato në rrjetin e komunikime­ve elektronik­e “Whatsapp”. Në dosjen e Prokuroris­ë thuhet se specialist­ja Qirjako ka filluar punë pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve më 20 korrik të vitit 2020. Ndërsa ajo kishte nisur t’i kalonte pagat kolegut të saj, më shumë se një vit më vonë Qirjako ka kuptuar se pagat po shpërndahe­shin jashtë institucio­nit, duke njoftuar drejtorin Ervin Muça për çfarë po ndodhte. Ajo ka sqaruar në email-in dërguar drejtorit se krijimi i dosjes “Exel” përkonte me datën dhe orën që ajo ia kishte dërguar këto të dhëna specialist­it tjetër të It-së, Andi Agaraj. Gjithashtu, Qirjaku ka përdorur userin me emrin Moza Seraj, nga i cili kanë dalë të dhënat. “Është zbuluar se këto të dhëna kanë dalë nga x person, IT pranë Drejtorisë së Tatimeve. Më pas është bërë ndjekja zinxhir e qarkullimi­t të të dhënave dhe është zbuluar se këto të dhëna u janë shitur subjekteve të tjera. Prokuroria po heton jo vetëm mekanizmin e ngjarjes, por edhe në drejtim të qëllimit të shpërndarj­es së tyre. Për aq kohë sa ne kemi një konkluzion të qëllimit të përdorimit të tyre, nuk mund të themi që kemi këtë apo atë hipotezë. Do ta quaja një vepër penale që cenon të drejtat e qytetarëve”, tha Imeraj.

HETIMET PËR TARGAT

Në të njëjtën kohë, Prokuroria është duke zhvilluar hetime edhe për publikimin e listës së targave për dhjetëra-mijëra automjetev­e private, shtetërore, biznese, banka etj. Janë rreth 530,452 targa të automjetev­e të qytetarëve shqiptarë dhe targat e 61,513 bizneseve që u publikuan pak ditë pas publikimit të listave të pagave. “Po hetohet edhe Drejtoria e Transporti­t Rrugor pasi kanë dalë të dhëna që lidhen me targat. Një veprimtari e tillë ka disa kohë që zhvillohet, siç është çështja e patronazhi­stëve”, tha Ymeraj.

 ?? ??
 ?? ?? Elisabeta Imeraj, drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës
Elisabeta Imeraj, drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania