Panorama (Albania)

Tragjike në Fier, fëmija 3 vjeç vetëvaret aksidental­isht

Vogëlushi u gjet i pajetë nga edukatoret në kopshtin privat

-

FIER- Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e premte në një kopsht privat në qytetin e Fierit. Policia njoftoi se një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë. Burimet bëjnë me dije se vogëlushi është dërguar në spitalin e qytetit nga edukatoret, por ai nuk ka pasur shenja jete. Mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta shpëtuar atë. Fillimisht u dyshua se fëmija kish gëlltitur një send të fortë dhe pasi u paraqit në spital, mjekët konstatuan shenjë në qafën e tij, të cilat u dyshuan se ishin shkaktuar nga tentativa e edukatorev­e dhe stafit të kopshtit për ta shpëtuar vogëlushin. Por këto informacio­ne janë dyshime paraprake të cilat do duhet të vërtetohen nga Policia, që ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që nga dëshmia e edukatorev­e del se fëmija mund të jetë varur aksidental­isht nga kapuçi i xhupit. Po sipas dëshmisë së edukatorev­e, 3-vjeçari ka qenë duke u larguar nga kopshti në orën 13:00 dhe ka shkuar si çdo ditë të marrë çantën e varur në dhomën tjetër. Dyshohet se kur është zgjatur për të marrë çantën, kapuçi i xhupit të tij ka ngecur në varësen e çantave dhe për pasojë ai është mbytur. Edukatoret, kur kanë parë që fëmija u vonua, kanë shkuar ta shohin, por e kanë gjetur pa shenja jete. Edhe pse kane tentuar t’i vijnë në ndihmë, nuk kanë mundur. Ato kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë shoqëruar drejt urgjencës, por mjekët kanë konstatuar se nuk kishte shenja jete. Ndërkohë, familjarët e vogëlushit kanë kërkuar hetime dhe kanë denoncuar kopshtin. Ata kanë kërkuar të zbardhet e vërteta e ngjarjes. “Jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes në kopsht, vetëm kur na vjen lajmi, hajdeni se djalin e keni keq. Erdha me vrap në urgjencë. Aty u takuam me doktorin që ishte munduar ta kthente në jetë. Doktori tha se djali ka ardhur i pajetë. Ne i bëmë të gjitha çfarë ishin për të bërë dhe djalin nuk e shpëtuam dot. Më tha që kishte një shenjë në grykë. Për këtë duam drejtësi”, tha daja i fëmijës. m.r

 ?? ?? Kopshti ku ndodhi ngjarja
Kopshti ku ndodhi ngjarja
 ?? ?? Daja i 3-vjeçarit
Daja i 3-vjeçarit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania