Panorama (Albania)

Çfarë thotë shënjestra e atentatit në Vlorë, makina u vodh në Tiranë

-

Shënjestra e një atentati në qytetin e Vlorës, Diego Hanaj, i cili arriti të shpëtonte vetëm me një plagë në dorë, pavarësish­t se ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnik­ovi, kishte pak ditë që ishte kthyer në vendlindje me rastin e festës së ndërrimit të viteve. Burimet bënë me dije se Hanaj sapo ishte kthyer nga Holanda. Ende nuk dihet nëse ai është përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligj­shëm në këtë vend. Vetë Hanaj, në dëshminë e tij, nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk i kishte njohur atentatorë­t. Ndërkohë, kamerat e sigurisë të sekuestrua­ra nga Policia kanë filmuar automjetin me të cilin autorët shkuan në vendin e ngjarjes dhe më pas qëlluan në drejtim të 36-vjeçarit. Automjeti kishte qarkulluar edhe herë të tjera në këtë lagje, ndoshta për të vëzhguar lëvizjet e Hanajt. Madje atentatorë­t nuk i kanë ndaluar as thirrjes së patrullës së Policisë menjëherë pas atentatit ndërsa largoheshi­n me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Makina u gjet e djegur një ditë më vonë në fshatin Trevllazën. Sipas burimeve, automjeti tip “Audi” rezulton me targa të vjedhura në Tiranë. Gjithashtu, automjeti rezulton pa numër shasie, e cila dyshohet të jetë vjedhur gjithashtu. Mbrëmjen e së mërkurës, Diego Hanaj ishte në një nga lokalet pranë pallatit ku jeton, duke konsumuar kafe. Pasi ka dalë prej andej, 36-vjeçari është nisur për në banesën e tij në të njëjtin pallat. Teksa Hanaj kishte shkuar pranë hyrjes së ndërtesës, ndaj tij është organizuar atentati, duke e qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Nga të shtënat, 36-vjeçari ka marrë një plumb në dorë, duke lëvizur përreth 50 metra, ndërkohë që autorët po e ndiqnin me synim për ta vrarë. Ndaj tij është qëlluar me armë automatike, por fatmirësis­ht nuk e ka kapur asnjë plumb tjetër. Burimet bënë me dije se 36-vjeçari i ka pikasur autorët që po e ndiqnin dhe është përpjekur të largohet.

 ?? ?? Vendi ku ndodhi atentati në Vlorë
Vendi ku ndodhi atentati në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania