Panorama (Albania)

RENEA kontrolle blic në të gjithë vendin, 19 të arrestuar

Operacioni pas atentateve, në pranga edhe trafikantë droge

-

Pas atentateve të njëpasnjës­hme në disa qytete të vendit si në Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, forcat RENEA kanë zbarkuar në një sërës qarqesh për të kryer kontrolle dhe për të arrestuar persona problemati­kë. Kontrollet e befasishme janë zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastë­r, në përfundim të të cilave janë arrestuar apo shoqëruar 19 persona. Midis të arrestuarv­e rezultojnë edhe shtetas në kërkim ndërkombët­ar për trafik droge. Kështu, në Nikël u arrestuan në flagrancë shtetasit Zenel Haka, 22vjeç,

Gazmir Haka 23 vjeç dhe Mareklen Haka, 31-vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e

ndarë në doza gati për shitje.

Në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtatë persona, kryesisht për organizimi­n e lojërave të fatit dhe përshtatje­n e ambienteve të lokaleve për konsumim të lëndëve narkotike. Në

Lezhë, 6 persona u arrestuan për vepra të ndryshme penale. Në qytetin e Vlorës, u arrestua në flagrancë shtetasi Gentjano Mehmeti, 31 vjeç, pasi në ambientet e lokalit të tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Në Gjirokastë­r është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombët­ar, konkretish­t shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë. Gjykata e

Apelit të Romës në Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës”. Ndaj, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim.

 ?? Aksioni i RENEA ??
Aksioni i RENEA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania