Panorama (Albania)

Trazirat në Kazakistan, Presidenti urdhëron të qëllojnë pa paralajmër­im

Ndërkohë, më herët grupet e opozitës i kanë hedhur poshtë akuzat e autoritete­ve për terrorizëm

-

Udhëheqësi autoritar i Kazakistan­it thotë se ai ka urdhëruar forcat e sigurisë të “qëllojnë pa paralajmër­im”, në mes të një shtypjeje të dhunshme ndaj protestave antiqeveri­tare.

Presidenti Kassym-jomart Tokayev tha gjithashtu se “20,000 banditë” kishin sulmuar qytetin kryesor të Almaty, epiqendrën e protestave të shkaktuara nga një rritje e çmimit të karburanti­t.

Ai ka fajësuar “terroristë­t” të trajnuar nga të huajt, por pa dhënë prova.

Ministria e Brendshme thotë se 26 “kriminelë të armatosur” dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani në trazirat.

Në një fjalim televiziv, Tokayev i hodhi poshtë thirrjet për të zhvilluar bisedime me protestues­it si “të pakuptimta”, duke thënë: “Çfarë lloj bisedash mund të zhvillojmë me kriminelët dhe vrasësit?”.

“Duhej të merreshim me banditë të armatosur dhe të përgatitur mirë, vendas dhe të huaj. Më saktë, me terroristë. Pra, ne duhet t’i shkatërroj­më ata, kjo do të bëhet së shpejti”, tha ai.

Grupet e opozitës kanë hedhur poshtë akuzat e autoritete­ve për terrorizëm.

Më parë, Presidenti tha se rendi kushtetues kryesisht ishte rivendosur. Një korrespond­ent i “BBC”-SË në Almaty tha se situata ishte shumë më e qetë pas disa ditësh dhune, megjithëse kishte pasur disa të shtëna armësh dhe shpërthime.

Presidenti Tokayev tha se forcat paqeruajtë­se të dërguara nga Rusia dhe shtetet fqinje kishin mbërritur me kërkesë të tij dhe ishin në vend në mënyrë të përkohshme për të garantuar sigurinë.

Forca nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e udhëhequr nga Rusia, thuhet se ka rreth 2,500 ushtarë. Tokayev i dha “falënderim të veçantë” Presidenti­t rus, Vladimir Putin, për dërgimin e trupave në vendin ish-sovjetik.

Lidhja me internetin duket se është rivendosur në disa zona dhe zyrtarët kazakë dhe trupat e CSTO po kontrolloj­në aeroportin kryesor të Almaty-t një ditë pasi u rimor nga protestues­it.

Komisioni Europian, i cili është ekzekutivi i Be-së, ofroi “ndihmë ku të mundemi” për të ndihmuar Kazakistan­in të zgjidhë krizën. Ai bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund dhunës, duke u bërë jehonë deklaratav­e të mëparshme nga OKB-JA, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Trazirat filluan të dielën kur kostoja e gazit të lëng- shëm të naftës (LPG) - të cilin shumë njerëz në Kazaki- stan e përdorin për të furnizuar makinat e tyre - u dyfishua.

Qeveria ka thënë se kufiri i çmimit të karburanti­t do të rikthehet për gjashtë muaj. Por njoftimi nuk ka arritur t’u japë fund protestave, të cilat janë zgjeruar duke përfshirë ankesa të tjera politike.

Kazakistan­i shpesh përshkruhe­t si vend autoritar dhe shumica e zgjedhjeve fitohen nga partia në pushtet me gati 100% të votave. Nuk ka opozitë poli- tike efektive.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania