Panorama (Albania)

Franca gjobit “Google” dhe “Facebook”me210mlneu­ro mbi përdorimin e “cookies”

-

Rregullato­rët francezë kanë goditur “Google” dhe “Facebook” me gjoba prej 210 milionë eurosh për përdorimin e “cookies”.

“Cookies” janë paketa të vogla të dhënash që lejojnë shfletuesi­t e internetit të ruajnë informacio­ne dhe të ofrojnë, për shembull, reklama të shenjestru­ara.

Mbikëqyrës­i i privatësis­ë së të dhënave CNIL tha se të dyja faqet po e bënin të vështirë për përdoruesi­t e internetit të refuzonin gjurmuesit në internet.

Pëlqimi për përdorimin e skedarëve të personaliz­imit është kyç për rregullore­n e Be-së për privatësin­ë e të dhënave. Firmat e mediave sociale kanë tre muaj për të përmbushur ose përballen me gjoba prej 100,000 eurosh për çdo ditë vonesë.

“Kur pranoni skedarë ‘cookie’, bëhet vetëm me një klikim”, tha Karin Kiefer, kreu i mbrojtjes së të dhënave dhe sanksionev­e të CNIL. “Refuzimi i ‘cookies’ duhet të jetë po aq i lehtë sa pranimi i tyre”. Në deklaratën e tij, Komisioni Kombëtar i Informacio­nit dhe Lirive tha se ndërsa gjigantët e teknologji­së sigurojnë një buton virtual për të lejuar pranimin e menjëhersh­ëm të “cookies”, nuk kishte asnjë ekuivalent për t’i refuzuar ato aq lehtë.

“Google”, i cili u gjobit me 150 milionë euro, tha: “Njerëzit na besojnë se do të respektojm­ë të drejtën e tyre për privatësi dhe për t’i mbajtur ata të sigurt. Ne e kuptojmë përgjegjës­inë tonë për ta mbrojtur atë besim dhe po angazhohem­i për ndryshime të mëtejshme”.

“Facebook”, tashmë në pronësi të “Meta”, tha se po “rishikonte” vendimin për ta gjobitur me 60 milionë euro.

“Kontrollet tona të pëlqimit të ‘cookie’-ve u ofrojnë njerëzve një kontroll më të madh mbi të dhënat e tyre, duke përfshirë një meny të re në sfondin e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ku njerëzit mund të rishikojnë dhe menaxhojnë vendimet e tyre në çdo kohë, dhe ne vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe përmirësoj­më këto kontrolle”, tha ai.

“Cookies” janë shumë të vlefshme për “Google” dhe “Facebook” si mënyra për të personaliz­uar reklamat, që është burimi i tyre kryesor i të ardhurave. Por mbrojtësit e privatësis­ë kanë bërë fushatë kundër tij.

Që kur Be-ja miratoi një ligj për të dhënat personale në vitin 2018, kompanitë e internetit përballen me rregulla më të rrepta që i detyrojnë ato të kërkojnë pëlqimin e drejtpërdr­ejtë të përdoruesv­e përpara se të instalojnë “cookies” në kompjuterë­t e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që “Google”, në pronësi të “Alphabet”, dënohet me gjoba të rënda për shkeljen e ligjit europian, ku përfshihet edhe një gjobë e mëparshme rekord prej 100 milionë eurosh në vitin 2020.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania