Panorama (Albania)

Pas divorcit nga Nora, Robert Berisha merr ftesë për të gjetur dashurinë në ekran, por showman-i ka disa pengesa

-

Robert Berisha ishte i ftuar sot në “Talk Love Story” për të ndarë eksperienc­at e tij romantike, por edhe për të këshilluar konkurrent­ët e këtij formati në mënyrë që të kenë sa më shumë sukses në dashuri. Por ai nuk i shpëtoi protagoniz­mit me një skenë që u bë virale në rrjetet sociale. Kleona një nga konkurrent­et u ngrit në një moment të spektaklit për të puthur Robertin, dhe ai me tipin e tij të hapur dhe shumë interesant, thjesht e pranoi si puthje.

Ajo mori leje në fillim dhe vetë këngëtari i tha që ka lirinë ta puthë ku të dojë. Kleona e puthi në buzë dhe situata kaloi me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, por edhe nga konkurrent­ët e tjerë.

Por duke qenë se asnjë puthje tjetër mes protagonis­tëve të formatit nuk bëri kaq bujë dhe nuk mori kaq shumë klikime, produksion­i i “Love Story” ka menduar se e gjeti sekretin për të marrë vëmendje dhe ky është vetë Roberti.

Mësohet se Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu i kanë propozuar Robertit që të bëhet fronist i spektaklit, ku të ketë mundësi të gjejë partneren në program.

Por Roberti, i cili ka refuzuar më parë ftesën nga “Big Brother VIP”, është shprehur se dy pengesat kryesore janë vajza Renne, pasi s’mund të qëndrojë larg saj, dhe po ashtu angazhimi për programin e tij “Robi plaket kur don vetë”.

Gjithsesi mbetet një mundësi që mund t’i menaxhojë të gjitha këto dhe të mos ia prishë qefin produksion­it.

Nuk dihet nëse ai mund të bëhet pjesë këtë edicion të dytë të “Love Story” apo “Love Story 3”.

Ky propozim për Robertin vjen fiks një vit pasi u përfol më shumë se kurrë për romancat e tij me vajza të bukura pas divorcit. Kështu, pasi i dha fund me dy vajza të bukura, martesës me Nora Istrefin dhe lidhjes me modelen Jessica Kadiu, ai shfaqej pranë një modeleje seksi italiane, e quajtur Maria Bove.

Ishte pikërisht italiania, e cila udhëtoi drejt Prishtinës, nga ku postoi në “Instagram”-in e saj videon ku puthej në buzë me Robertin, dhe aq u desh që mediat italiane ta bënin Robertin kryetitull të lajmeve të tyre.

Aq shumë u bënë kuriozë italianët për shqiptarin e pashëm që “u rrëmbeu” italianen e shoëbizit, sa filluan t’i bënin biografinë e jetës, duke përfshirë në shkrimet e tyre edhe dy ex-et e tij, Norën dhe Jessicën.

Vetë Robert Berisha publikoi videon e postuar nga partnerja e re, Maria, ku shfaqet në shoqërinë e kësaj modeleje italiane. Roberti dhe Maria Bove po darkonin së bashku dhe ishte ajo që ndau në “Instastory” video me këngëtarin shqiptar, duke u puthur në buzë.

Ata dukeshin të buzëqeshur në shoqërinë e njëritjetr­it dhe shumë harmonikë në marrëdhëni­e. Modelja italiane kishte shkuar në Kosovë për të realizuar një set fotografik, por nuk dihej nëse do ishte e ftuar edhe në emisionin e Robertit, program që ai e shtyu pas humbjes së nënës.

Fakt ishte që Robert Berisha mund të kishte nisur një romancë të re dashurie, por që ai e mohoi më vonë duke thënë se ai mund të puthet në buzë me këdo dhe këtu s’ka asgjë të keqe.

Nga ana e saj, Maria Bove mund të themi se ishte e marrosur pas Robertit, pasi nuk reshtte së postuari foto, video dhe artikuj të portaleve italiane e shqiptare që publikonin për ta.

Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha përgjithës­isht e ka mbajtur jetën e tij shumë private, duke u treguar i rezervuar për sa u përket lidhjeve të reja, ose më mirë të themi duke i mohuar ato.

Ai u përfol se kishte nisur një romancë me modelen Jessica Kadiu, por këngëtari i mohoi lajmet, pavarësish­t deklaratav­e të saj ku shprehej se kishin qenë bashkë.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në “Instastory”, kur u pyet për lidhjen e re të Robert Berishës, Jessica Kadiu u përgjigj: “Kujt i plasi? Ai burrë është një njeri që kërkon vëmendje, asgjë më shumë…”.

Të njëjtën gjë bëri edhe me Maria Bove, e njohur si Mari J, një modele dhe influencer­e ndërkombët­are dhe finalistja italiane në garën ndërkombët­are ‘Miss Bota’.

ROBERT BERISHA DHE JETA KUR KISHTE GRUA E DASHNORE

Këngëtari Robert Berisha, i cili po bën bujë si moderator me programin e titull “Robi plaket kur don vetë”, ka mohuar gjithmonë thashethem­et për një histori dashurie me modelen 20–vjeçare Xhesika Kadiu, pavarësish­t deklaratav­e të saj se kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, por që nuk ka qenë ajo arsyeja e prishjes së martesës së tij me këngëtaren Nora Istrefi. Gjatë një interviste, ai u shpreh se mes tyre nuk ka pasur asgjë përveçse një shoqërie të mirë.

Teksa e konsideroi një “modele të thjeshtë, të cilën nuk do ta ftonte asnjëherë në emisionin e tij”, Robert Berisha theksoi se Xhesika Kadiu është një vajzë e vogël dhe që nuk mendon gjatë. Ndërsa shtoi se nuk do kishte lidhje me një vajzë 22 vite më të vogël se vetja.

“Nuk e di çfarë ka pranuar ajo, janë disa intervista. Ka mbetur një shoqëri shumë e mirë mes meje dhe asaj kur ishim në xhirime në Turqi para dy viteve, ishte një grup xhirimi unë, Rina dhe disa të tjerë për emisionin e Big Mamës, edhe kishte sjellë këtë si modele dhe si shoqe e Rinës.

Sa herë jemi takuar, dikush tjetër ka qenë aty, ose Big Mama ose Rina. Edhe në Nju Jork e kam takuar, është 22 vite më e re se unë.

Nuk e di çfarë ka pranuar dhe ka thënë ajo.

Nuk besoj se do t’i vijë mundësia që të jetë në emisionin tim, unë do ftoj artistë dhe jo një modele të thjeshta. Ajo është vajzë e mirë, edhe ishalla e ka fatin e mirë! Por me mua s’e di.

Nuk më ka follow dhe as nuk e kam. Largohem kur e shoh që bëhet e madhe, largohem menjëherë.

S’e di çfarë ka dashur të thotë, më kanë nxjerrë disa herë në intervista, më kanë provokuar, por nuk ka pasur kurrgjë serioze.

S’ka asgjë, shpresoj që asaj të mos i bëhet problem se është vajzë e re, nuk e mendon atë punë. Robi plaket kur do vetë, por me goca të reja nuk bën”, tha Robert Berisha, duke i dhënë fund çdo thashethem­i se ishin bashkë.

Megjithatë, duket se Jessica Kadiu ka prova të forta se ka pasur romancë mes tyre.

Madje, ajo është shprehur se ka prova mjaftueshë­m për ta shkatërrua­r atë.

“Ky person mund ta mohojë sa të dojë, por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas hapur.

Kjo bisedë për të dhe për mua është bërë shumë bajate dhe dua t’i jap fund kësaj bisede njëherë e mirë. Unë i dhashë fund lidhjes për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje do të doja të kisha përsëri privatësin­ë time dhe kjo është hera e fundit që dua që emri im të shoqërohet me këtë person”, deklaroi modelja.

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është komentuar mjaft në media, madje u fol se arsyeja ishte pikërisht kjo modele simpatike dhe mendjehapu­r, së cilës u tha se Nora i dedikoi këngën Ana, asaj që i mori burrin.

Çifti, prindër të një vajze, i dhanë fund martesës së tyre disavjeçar­e, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi.

Megjithatë, çifti kanë mbetur shokë me njëritjetr­in për hir të Renee dhe kanë një marrëdhëni­e të mirë së bashku.

Gjithashtu, thuhet se gëzojnë respekt të ndërsjellë dhe këtë e tregojnë gjithmonë në intervista. Por, së fundmi, Nora Istrefi ka vendosur të thyejë heshtjen në lidhje me divorcin.

E pyetur për ndarjen, u shpreh se po mundohet së që bashku me Robert Berishën ta menaxhojë mirë që vajza e tyre të mos e ndiejë këtë problem.

Ajo tha se të dy janë të përkushtua­r ndaj Renee dhe kanë marrë përgëzime prej miqve për menaxhimin e situatës.

Ndërsa rrëfeu se Renee e do shumë babanë e saj, por është më shumë e lidhur me këngëtaren, duke shtuar se s’mund të rrinë pa njëratjetr­ën.

Por burime pranë Norës kanë treguar se deklaratat e modeles Xhesika për lidhje me ish-burrin e saj e kanë acaruar Norën dhe e kanë detyruar të flasë për këtë martesë.

Artisja “që përton të flasë”, sipas Robertit, këtë herë nuk ka përtuar aspak kur fjala ishte për burrin, me të cilin kaloi 17 vite dhe ka një vajzë.

E ndërkohë, duke u nisur nga telashet e Robertit me ish-gruan dhe “Dashnoren”, ashtu si titullohet dhe një këngë e tij, 43vjeçari mund të jetë person i duhur për show në ekran, në mënyrën se si i afron dhe injoron vajzat në jetën e tij.

Mësohet se Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu i kanë propozuar Robertit që të bëhet fronist i spektaklit, ku të ketë mundësi të gjejë partneren në program. Por Roberti, i cili ka refuzuar më parë ftesën nga “Big Brother VIP”, është shprehur se dy pengesat kryesore janë vajza Renne pasi s’mund të qëndrojë larg saj, dhe po ashtu angazhimi për programin e tij “Robi plaket kur don vetë”. Gjithsesi mbetet një mundësi që mund t’i menaxhojë të gjitha këto dhe të mos ia prishë qefin produksion­it.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania