Panorama (Albania)

Jeta problemati­ke e Xheisarës para hyrjes në “Big Brother VIP”

Nga sherri me Jonida Maliqin për vëllain binjak të Donaldit, te martesa me burrin që e mban të fshehtë

-

Një nga pesë hyrjet e reja të “Big Brother VIP” është edhe këngëtarja Xheisara Frisku. Para hyrjes në “BBV”, Xheisara është përfolur për sherrin me Jonida Maliqin për shkak të Romeo Veshajt, ndërkohë që në qershor të vitit që lamë pas, ajo u martua gjatë një ceremonie private ku postoi fotot si nuse, por jo fotot të burrit, pra duke e mbajtur identiteti­n e tij të fshehtë.

Kujtojmë që Xheisara ka qenë konkurrent­e e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2019 me këngën “Si me t’lon”, por që u skualifiku­a, pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq.

Në shkurt të vitit 2020, portalet gëluan me trekëndësh­in e Jonidës, Romeos dhe Xheisarës. Xheisara e konsideroi hakmarrje të Jonidës dhe asokohe shpërtheu keq ndaj këngëtares. “Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce.

Nuk e kuptova pse u kap personalis­ht me mua. Kam tre vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurela Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhu­ra e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën.

Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticio­n, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrj­e e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria.

Unë nuk e kam bërë dhe personalis­ht nuk kalova”, u shpreh Xheisara në emisionin “Thumbon”. E duke u nisur nga gjithë ky konflikt, duket se produksion­i i “Big Brother VIP” ka gjetur një asye të fortë që t’i fusë në shtëpi Donald Veshaj, ishin e supozuar të vëllait binjak, Romeos. Nuk dihet se si do të sillen ata me njëritjetr­in, dhe pritej nga momenti në moment që ata ta hapin këtë çështje dhe ta diskutojnë në “BBVIP”.

Disa javë pas ndarjes së këngëtares Jonida Maliqi nga aktori i humorit Romeo Veshaj, u ndez sërish konflikti në trekëndësh­in e çiftit me këngëtaren që u bë e njohur në talente show, Xheisarën. Këngëtarja e re në moshë u bë pjesë e një debati, që nisi në fund të vitit në “Kënga Magjike”, vazhdoi në emisione televizive, e përfundoi në “Instagram”.

Debati u ndez pas intervistë­s që Romeo dha në “Thumbon”, ku deklaroi se nuk e njeh personalis­ht Xheisarën, ndërkohë që ishin përfolur në media se ajo kishte hyrë në mes të çiftit, duke bërë xheloze Jonidën. Kaq mjaftoi dhe kjo e fundit, në një dalje publike në emisionin

Arbëri dhe Einxhel i kanë pasur disa ditë të zjarrta së fundmi. Intensitet­i i puthjeve dhe dashurisë u shtua gjatë qëndrimit në suitën luksoze, ku për 24 orë ishin të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. E rrjeti është i bindur që ka pasur më shumë se puthje. Disa lëvizje nën jorgan kanë bërë që fansat të aludojnë për marrëdhëni­en e parë seksuale të kryer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” përpara kamerave.

Një shqetësim e ka pasur Einxhel në bisedë me të së fundmi. Ajo pyet nëse “është bërë nami jashtë”. Dagzi tenton ta relativie mëngjesit “Dite e Re”, e ftoi publikisht Romeon të pinin një kafe së bashku. “I dashur Romeo, meqenëse na kanë bërë të dashur, po të ftoj publikisht të pimë një kafe që të njihemi”, u shpreh këngëtarja. Komentuesi­t e konsiderua­n këtë një kunjë të saj ndaj deklaratës së Romeos, ndërkohë që në dhjetor u përfol jo pak për këtë çështje, duke akuzuar Xheisarën se ia kishte ngacmuar vetë e para Romeon Jonidës. Për këtë, Xheisara Frisku u eliminua nga “Kënga Magjike”, pasi një nga anëtaret e jurisë, pikërisht Jonida Maliqi, i ndezi dritën e kuqe. Për këtë arsye, Xheisara e konsideroi “hakmarrje” të pastër të Jonidës, duke shpërthyer keq ndaj këngëtares. E ftuar në emisionin “Thumbon”,

Xheisara u shpreh se Jonida e kishte kapur personale me të dhe hodhi kunja ndaj këngëtares, duke u shprehur se nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live (referuar Maliqit).

Ajo e vazhdoi më tej luftën me këngëtaren, teksa shtoi se shumë persona e kanë pyetur nëse Xheisara i ka ngacmuar të dashurin Jonidës apo jo, aktorin Romeo Veshaj. 22-vjeçarja vuri gjithashtu në dukje faktin që këndonte krah Aurela Gaçes, të cilën e cilëson si një divë.

Ndërkohë, komentues që pretendoni­n se ishin në brendësi të këtij konflikti të të dy këngëtarev­e për aktorin, mendonin se Xheisara ishte pikërisht “molla e sherrit”, që e çoi çiftin në ndarje brenda vitit 2019. Po kush ishte Veshaj para se të lidhej me Jonidën dhe kush ishte Xheisara para se të pëflitej për Romeon?

Ai njihet si Montana i “Al Pazar”, bashkë me vëllanë, Donald Veshaj, në rolin e Montelës. Vitin e kaluar, mediat shkruanin se ai dhe vëllai, përveç punës në televizion, prej vitesh investonin paralelish­t në një biznes, një bar në qendër të Tiranës.

Ai hyri i vetëm në botën e spektaklit, por u bë edhe më i suksesshëm kur iu bashkua vëllai binjak, Donaldi. Nuk dihet nëse Universite­ti i Arteve ishte ambienti ku ai mund të jetë njohur me Jonidën, e cila po ashtu ka punuar si pedagoge, krahas karrierës artistike si këngëtare.

Ndërsa Xheisara e lindur në Burrel, u bë e njohur me pjesëmarrj­en e saj në talent-shoë të ndryshëm. Kompeticio­net e ndryshme muzikore kanë qenë një sfidë më vete për Xheisarën, pasi që në moshë të vogël, ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Ka qenë gjithashtu një konkurrent­e në “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”. Vitin e kaluar ishte hera e dytë që mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, në kategorinë Neë Artist.

Në vitin 2016, Xheisara fitoi statusin për të votuar dhe për t’u votuar nga këngëtarët gjysmëfina­liste.

Në shtator 2019, Xheisara mori pjesë në “Kënga Magjike 2019” me këngën “Si me t’lon”, por që u skualifiku­a pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq. Ndërkohë sa i përket jetës private, Xheisa ka statusin e martuar: edhe pse është shumë e re. Larg zhurmës dhe në një ceremoni private këngëtarja shqiptare Xheisara i dha fund beqarisë.

Ajo kurorëzoi lidhjen e saj me martesë, gjatë një ceremonie ku kishte të ftuar miqtë e saj.

Pavarësish­t se ajo zgjodhi të ishte larg vëmendjes së publikut në këtë ditë, të ftuarit publikuan në rrjetet sociale pamjet nga ceremonia e saj.

Nuk dihet ende sot e kësaj dite se kush ia ka vjedhur zemrën artistes sepse identiteti i partnerit të saj nuk është zbuluar teksa as vetë Xheisara nuk ka folur për të në intervista.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania