Panorama (Albania)

Gugu befason miqtë, në festën e ditëlindje­s shkon vetëm me të brendshme

-

Këngëtarja Merita Haxhia, apo siç njihet ndryshe edhe me pseudonimi­n Gugu, ka festuar ditëlindje­n pak ditë më parë në një festë private me miqtë e saj më të afërt. Ajo ka realizuar edhe nje set fotosh nga ajo natë, me fotografin e njohur Enis Tollumi, ku shfaqet provokuese në ditën e saj të lindjes. “Panorama Plus” ka siguruar edhe fotot ekskluzive mes luksit, ku Merita shfaqet në ambientet e një hoteli me veshje të brendshme, ku ka shfaqur edhe linjat e saj trupore më në formë se kurrë. Ndërkohë ajo po përgatitet për një këngë të re baladë, që pritet të shfaqet së shpejti në ekran. Nuk dihet nëse është dedikim për dike apo nëse ka lidhje me jetën e saj, pasi gjithnjë është përfolur për lidhje me sipërmarrë­s të fuqishëm, apo siç ishte edhe historia e fundit me një deputet. Vajza nga Lezha u rikthye vitin e kaluar pas një periudhe pauze me një projekt të ri muzikor, të titulluar ‘Ani Ani’ një prodhim i reperit 2 Ton. Për pritshmëri­të për ta shndërruar në hit jetën që e pret në fluturim nga një shtet në tjetrin dhe ftesat për mbrëmje live pas pandemisë, Gugu i rrëfeu në këtë intervistë për ‘Panorama Plus’, bashkë me një set fotosh. Pyetjes se si e percepton të bukurën, ajo i përgjigjet: “Besoj se kemi arritur në një kohë kur bukuria s’është më pika më e fortë e femrës, e ndoshta do të mbetet përherë bonus. Duhet të kesh vlera të tjera për t’i mbijetuar tregut! Mendoj se zhveshja duhet, por me karar çdo gjë sigurisht. Sa u përket kritikave që merr ajo tha: “Të ndihmojnë të rritesh, deri në limitin që s’të bëjnë keq ty si njeri, pra, që s’të cenojnë. Janë të nevojshme për çdo person në art. “Po jeta private si po shkon? No comment, e komplikuar mund të them dhe asgjë më shumë!”, tha ajo në intervistë­n e saj më të fundit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania