Panorama (Albania)

Me çfarë këngësh e filluan vitin 2022 shqiptarët, ja cilat janë 5 më të klikuarat

-

Preferuan t’i lançojnë krijimet e tyre të fundit në vigjilje të ndërrimit të viteve dhe disa prej tyre rezultuan shumë të suksesshme.

Me sa duket, shqiptarët, kudo ku ndodhen, zgjodhën meloditë dhe këngëtarët e tyre të preferuar që të shoqërojnë ditët e tyre festive të fundvitit. Ne kemi zgjedhur pesë më të klikuarat në dy javët e fundit.

Në fakt, lista nuk është ndonjë surprizë. Bëhet fjalë për këngëtarë të famshëm që dinë të bëjnë zhurmë dhe të fitojnë klikime të “Youtube”, njëkohësis­ht janë emra të kërkuar në koncerte dhe festa të ndryshme.

Në vend të pestë renditet Capital T dhe MC Kresha me këngën “Heku qafe”, produksion i “Panda Music”. Kënga pati premierën në “Youtube” më 24 dhjetor të vitit që lamë pas dhe deri tani ka grumbullua­r rreth 2.300.000 klikime.

Kjo nuk është hera e parë e bashkëpuni­mit të dy reperëve të njohur kosovarë. Vite më parë ata patën bashkëpuni­me të suksesshme si p.sh. këngët: Ballin, Numra etj.

Në vend të katërt gjejmë përsëri Mc Kreshën, por kësaj here bashkë me Lumi B dhe Lyrical Son.

Kënga titullohet “Maje”, ajo ka qenë premierë me 26 dhjetor dhe deri tani ka mbi 2.400.000 klikime.

Të tre këngëtarët kanë bërë gjithmonë hite, preferojnë bashkëpuni­me dhe krijimet e tyre janë shumë të klikuara në “Youtube”.

Në vend të tretë renditet Kida. Kënga e saj “Mo jo” pati premierën më 21 dhjetor të vitit që lamë pas dhe deri tani ka grumbullua­r në “Youtube” mbi 2.400.000 klikime. Këngëtarja seksi nga Kosova njihet për këngët që pothuajse të gjitha i bëhen hite, qoftë ato që këndon solo, por edhe bashkëpuni­me. Mjafton të përmendim disa prej tyre si: Ike, ANI, Dinero, Drunk etj. Në këngën e saj të re “Mo Jo” ka bërë përshtypje edhe teksti, një pjesë të të cilit po e publikojmë:

“E ty po t’lo tu menu per mu/ Sa pak em ke thon te du e tash sa kom met mungu un ty, po t’lo Tu menu per mu sa pak em ke thon te du/ e tash sa ka me tmungu kur sem ki mu ay, ay, ay….

Loti nfaqe nuk ti lan mekatet As se sheron dhimbjen, qe ma dhe nder vite Ti mos harro qe pernime un t’dashta n’ zemer tpata, po tash u bo von.”

Në vend të dytë renditet Dhurata Dora me këngën “Criminal”. Klipi është lançuar më 23 dhjetor të vitit që lamë pas dhe ka grumbullua­r deri tani rreth 8 milionë klikime në “Youtube”. Dhurata Dora është këngëtarja e super hiteve, me disa prej të cilave ka hyrë në listën e këngëve më të klikuara shqiptare të tgë gjitha kohërave.

Kënga “Zemër” në bashkëpuni­m me Soolking, ka grumbullua­r në dy vite 655 milionë klikime.

Dhe në vend të parë kemi Butrint Ymerin në bashkëpuni­m me Don Xhoin me këngën “Corazon”. Kënga u publikua në “Youtube” në vigjile të Krishtlind­jeve, me 24 dhjetor të vitit që lamë pas dhe deri tani ka grumbullua­r 14.500.000 klikime duke rezultuar një nga krijimet e fundit më të suksesshme. Asnjë surprizë për sa i për1.Butrint Imeri ft. Don Xhoni - Corazon 14,133,885 views Premiered Dec 24, 2021

2. Dhurata Dora - Criminal 7,738,232 views Premiered Dec 23, 2021

3.Kida - Mo jo 2,469,536 views Premiered Dec 21, 2021

4. Lumi B ft. Lyrical Son & Mc Kresha - MAJE

2,435,966 views Premiered Dec 26, 2021

5. Capital T x Mc Kresha HEKU QAFE (prod. Panda Music)

2,279,328 views Premiered Dec 24, 2021 ket këngëtarit kosovar Butrint Ymeri, i cili ka mjaft hite dhe është një nga këngëtarët më të preferuar. Gjithashtu, edhe Don Xhoni është mjaft i suksesshëm me bashkëpuni­met e tij. Të gjithë elementët e krijimit kanë qenë të pëlqyera, por teksti ka bërë jo pak përshtypje. Ja një pjesë e refrenit:

Kokaina Zemren ma ke marr tash mas teje po shkrihna / Ti blej diamantat smki mu për trëndafila / Jam i gatshëm me ti bo dy, tre kopila (Heh) / Kokaina, ah, kokaina Ti e din qe mas mirti veç me ty un nihna / S'po muj me pershkru qysh pa njoni-tjetrin rrina / Tash s'po foli un po, po fol edhe rakia E merzia.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania