Panorama (Albania)

Fotot plus 18 nga “Dirty Dancing” i Beniada Nishanit, incidenti me fustanin pasi Iliri e ngriti në ajër

-

Në atmosferën e ndërrimit të vitit, banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” dhuruan spektakël duke kënduar e vallëzuar. Në këtë show, që banorët dhanë për publikun duke zbuluar talentet e tyre, koreografi Ilir Shaqiri i mësoi Beniada Nishanit të kërcejnë “Dirty Dancing”. Por pas realizimit të numrit, kamerat kapën ca skena që e bëjnë kërcimin edhe më “dirty”. “Panorama Plus” ju sjell disa momente plus 18, kur Beniadën e ka tradhtuar fustani mëndafsh rozë dhe asaj i ka dalë gjoksi. Siç shihet edhe nga fotot, incidenti i ka ndodhur Beniadës, ndërsa Iliri kërcente me modelen, teksa e kap dhe e ngre në ajër gjatë kërcimit të njohur nga filmi me të njëjtin titull. Dikush mund të thotë se sa problem mund ta këtë Beniada, ndërkohë që njihet për fotot e saj nudo? Aspak. Modelja Beniada Nishani, e njohur në showbiz si mbesa e ish-presidenti­t Bujar Nishani, në fillim të lojës u vu me shpatulla pas murit nga banorët e “Big Brother VIP”, të cilët i kërkuan të tregojë nëse e tërheqin femrat seksualish­t dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër. Beniada nuk u tregua shumë e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë që komentuesi­t nuk kanë munguar me etiketimet “lesbike”, nisur nga disa foto intime nudo që qarkullojn­ë në internet me mikeshën e saj të ngushtë, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia. Por si qëndronte e vërteta e kësaj historie dhe miqësisë së dyshimtë me mikeshën e saj? Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëv­e dhe regjisorëv­e në kinema. Por gjithçka rreth hamendësim­eve për seksualite­tin e saj nisën kur Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, modelen në fjalë të quajtur Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë, ato nisën bashkëjete­sën të dyja, ndërkohë që shiheshin kudo bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigat­iv “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-presidenti­t Bujar Nishani. Pasi pozoi për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicies për të fituar role protagonis­teje në kinema. Në fotot me bikini, ajo shfaqej në pozat sensuale me Ines Trocchian, supermodel­ja ndërkombët­are nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrate­d”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë ka rrëfyer vetë Beniada në një intervistë për “Panorama Plus”, për miqësinë që ekziston mes dy vajzave? Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodel­en italiane, Ines Trocchia, ajo i përgjigjej: “Miqësia jonë ka qenë e konsolidua­r me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhëni­e e mirë e respekt reciprok. Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuan me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjej: Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitekton­ike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne”. Ndërkohë që ajo ka folur vetë në “Big Brother” për një histori të gjatë dashurie që e nisi me një futbollist kur ishte adoleshent­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania