Panorama (Albania)

Arrestimet, Dhoma e Përmbarues­ve liston shkeljet: Krijuan ‘baraka financiare’

“Kemidenonc­uardisaher­ëshkelje,shtetis’morimasand­ajkompaniv­e”

-

Dhoma Kombëtare e Përmbarues­ve Gjyqësorë Privatë ka reaguar dje pas arrestimit të dy përmbarues­ve, përkatësis­ht Endri Konomi dhe Klodian Soto, të cilët akuzohen nga Prokuroria se kanë blerë databazën e të dhënave të pagave të mbi 600 mijë shqiptarëv­e. Në reagim thuhet se të arrestuari­t janë mashtrues dhe jo përmbarues. “Informojmë dhe sqarojmë mediat bashkë me opinionin publik se dy personat që blenë dhe përdorën të dhënat e shqiptarëv­e, përkatësis­ht Endri Ikonomi dhe Klodian Sota, nuk janë përmbarues dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë. Kryeprokur­orja e Tiranës sot u shpreh se “këta dy persona punojnë në fushën e përmbarimi­t”, por në fakt të dy punojnë në fushën e MASHTRIMIT: I pari ka krijuar “PRO 3VT” sh.p.k. – Institucio­n financiar mikrokredi­e; I dyti “SMART COLLECTION” sh.p.k.–kompani “Mbledhje detyrimesh/kredish të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të tretë...”. Të dyja kompanitë në mashtrim të ligjit dhe qytetarëve, pa asnjë lloj licence për këto aktivitete, janë regjistrua­r nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe lejuar nga Banka e Shqipërisë. Akuzojmë publikisht titullarët e këtyre dy institucio­neve për lejimin e tyre, ashtu si të dhjetëra të tjerave që ne i kemi denoncuar disa herë si “Baraka Financiare”, të cilat mbledhin borxhe nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit”, thuhet në reagim. Më tej thuhet se denoncuar vazhdimish­t për fenomenin e bërjes së “përmbarimi­t” me telefonata dhe shkresa mashtruese, që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimo­r shtetëror apo privat, por vetëm me këta blerës të paskrupull­t të borxheve të qytetarëve dhe databazave shtetërore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania