Panorama (Albania)

Mbledhja e Kryesisë deri në orët e para të mëngjesit, ja ndryshimet në PD

Nga Berisha te Noka e Vokshi, ndryshimet në Grupin Parlamenta­r të PD, në komisionet e Kuvendit dhe drejtuesit politikë në qarqe

- MARIGLEN KUME

Mbledhja për vendimmarr­je mbi masat për ishkryemin­istrin Sali Berisha dhe deputetët që mbështesin atë ka thyer çdo rekord të mbledhjeve të Kryesisë së Pd-së.

Në mbledhjen që nisi në 18 e 30 dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit u diskutua për vendimin për përjashtim­in e deputetëve që kanë dëmtuar interesat politike të Pd-së.

MINUTË PAS MINUTE

Kryesia e Partisë Demokratik­e u mblodh dje në orën 18:30, pas një njoftimi të dërguar nga sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi. “Te nderuar anëtarë të Kryesisë! Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të partisë, do të mblidhet Kryesia e partisë, me rend dite: ‘Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së papreceden­t ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së Pd-së gjatë protestës së 8 janarit”, shkruhej në mesazhin që numri dy i Pd-së u çoi anëtarëve të Kryesisë dje pak mesdite. Mbledhja ishte e një rëndësie të madhe dhe erdhi menjëherë pas protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeminist­ri Berisha dhe Komisioni i Rithemelim­it. Anëtarët e Kryesisë shkuan në mbledhje siç ishte lajmëruar, ndërkohë që në fillim kreu i Pd-së kërkoi nga anëtarët e kryesisë që të mos kishte rrjedhje informacio­ni në lidhje me diskutimet që zhvillohes­hin brenda. Për këtë ai ka kërkuar që deputetët të kishin marrëdhëni­e të distancuar me aparatet e tyre celulare. Ndërkohë, nisën menjëherë edhe diskutimet, duke komentuar atë që ndodhi më datë 8 janar. Strategjia e kryedemokr­atit Basha ishte e qartë që në mbrëmjen e djeshme ngjarjet e minutës së fundit të mos bëheshin objekt diskutimi në emisionet politike, ndaj disa prej anëtarëve të Kryesisë shkuan në debate politike, ndërsa një pjesë më e madhe e anëtarëve të kryesisë qëndroi në selinë e Pd-së dhe larg telefonave. Anëtarët e parë që u larguan ishin rreth orës 20 e 30, ndërsa i fundit që u rikthye ishte rreth orës 24:00. Pasi u plotësua Kryesia, nisën edhe një herë diskutimet në parim për të vijuar mbledhjen deri në orën 1 e 30 pas mesnate.

PROGRAMI ORGANIZATI­V

Por këto nuk janë ndryshimet e vetme në selinë blu. Në Kuvendin e 18 dhjetorit të vitit që kaluam, që u thirr nga Kryesia dhe kryedemokr­ati Basha, u miratua programi organizati­v deri në marsin e këtij viti. Në fakt ishte parashikua­r që të ndodhte deri në fund të vitit që kaloi, por afati i miratuar në 18 dhjetor u shkel. Bëhej fjalë për emërimin e drejtuesve të rinj politikë dhe ndryshimet në komisionet parlamenta­re. Kujtojmë që në grupin e deputetëve që janë pozicionua­r në krah të ishkryemin­istrit Berisha ka nga ata të cilët para 25 prillit u caktuan drejtues politikë dhe që pas zgjedhjeve u vendosën në poste konkrete në komisionet parlamenta­re. Kështu, Tritan Shehu në Gjirokastë­r, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, dhe Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Flamur Noka në Tiranë kanë mbajtur postin e drejtuesit politik, por që tashmë, pas situatës së re politike, pritet që të ndërrohen. Po kështu, ndryshime do të ketë edhe në komisionet parlamenta­re. Kujtojmë që Albana Vokshi në shtator u caktua nga Grupi Parlamenta­r i Pd-së si kryetare e Komisionit të Shëndetësi­së, por që tashmë pritet të ndërrohet. Edhe deputetja e re në Parlament Sorina Koti gjithashtu pritet që të mos jetë më nënkryetar­e e Komisionit të Ekonomisë pasi është pozicionua­r në krah të ish-kryeminist­rit Sali Berisha.

 ?? ??
 ?? ?? Programi i miratuar në Kuvendin e 18 dhjetorit
Programi i miratuar në Kuvendin e 18 dhjetorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania