Panorama (Albania)

Protesta në PD, Prokuroria vijon hetimet: Ja 4 pistat

Nga shkatërrim­i i pronës, te prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të ftohta, zbardhen akuzat ndaj 34 të arrestuarv­e në protestë

-

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar 4 pistat e hetimit të ngritura ndaj 34 personave të arrestuar për dhunën e ushtruar në protestën e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratik­e më 8 janar.

Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës ka bërë me dije se të arrestuari­t dhe ndaluarit do të hetohen për dhunë në drejtim të selisë së Pd-së dhe mbajtjen e sendeve të paligjshme dhe individual­izimin e autorëve në selinë e Pd-së. Konkretish­t, të arrestuari­t do të përballen me akuza si shkatërrim i pronës, prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta, të cilat sipas saj, u përdorën gjatë protestës. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime për çështjen penale me nr. 182 të vitit 2022, për ngjarjen e datës 08.01.2022, të ndodhur në selinë e Partisë Demokratik­e. Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultojnë të jenë arrestuar 34 persona, të dyshuar për vepra penale të ndryshme si ‘Shkatërrim prone’, sipas nenit 150 të Kodit Penal; ‘Prishja e qetësisë publike’, sipas nenit 274 të Kodit Penal; ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktiv­e’, sipas nenit 282 të Kodit Penal; ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit’, sipas nenit 278 të Kodit Penal dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, sipas nenit 279 të Kodit Penal. Po kryhen veprimet e duhura në drejtim të individual­izimit të veprimeve të kryera nga secili prej personave të arrestuar dhe personave të tjerë të përfshirë në veprime në kundërshti­m me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokuroris­ë së Tiranës. Kujtojmë që Prokuroria ka proceduar penalisht edhe sekretarin e përgjithsh­ëm të Pdsë, Gazment Bardhi, dhe deputetin Flamur Noka. Po ashtu, pjesë e listës së të ndaluarve është edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”.

HETIMI

Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se nga hetimet e deritanish­me rezulton të jenë ngritur 4 pista hetimi, si dhuna e ushtruar nga protestues­it në drejtim të selisë së Pd-së dhe pasojat e ardhura si shkatërrim prone; përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestues­ve para ndërhyrjes së Policisë dhe dhuna e ushtruar në drejtim të tyre; mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individual­izimi i autorëve; si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë. Organi i akuzës njofton se hetimet vijojnë në mënyrë intensive në drejtim të marrjes së të dhënave me vlerë hetimore dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të personave përgjegjës. Për këtë arsye, Prokuroria po kryhen të gjitha veprimet për sigurimin e provave materiale. Ajo thekson në njoftim për marrjen në pyetje të të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, sekuestrim­in e pamjeve filmike në të gjitha ambientet me vlerë hetimore, si dhe çdo lloj veprimi tjetër që do të dalë i nevojshëm nga dinamika në vijim. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është e angazhuar maksimalis­ht për kryerjen e hetimeve me objektivit­et, si në çdo rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjës­isë penale të çdo personi që ka kryer veprime në kundërshti­m me ligjin.

 ?? ?? Prokurorja Elisabeta Imeraj, gjatë marrjes së provave në seli pas protestës
Prokurorja Elisabeta Imeraj, gjatë marrjes së provave në seli pas protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania