Panorama (Albania)

“Bashës i ka ardhur fundi”, anëtari i FRPD: Te zyra është era e gazit

-

Një grup anëtarësh të Forumit Rinor të Partisë Demokratik­e, mbështetës të ish-kryeminist­rit Berisha, kanë deklaruar se te zyra e tyre në seli është akoma prezente era e gazit lotsjellës. Në deklaratën për mediat, pas një vizite në selinë e Pd-së, dy ditë pas protestës së dhunshme të 8 janarit, shprehen se nuk mund të punojnë dot në atë zyrë. Ata shprehen se ndodhen në selinë e Partisë Demokratik­e për një mbledhje pune, por që nuk mund të aksesojnë dot në zyrat ku kanë ushtruar aktiviteti­n e tyre më përpara. Njëri prej tyre shprehet për kamerat se në zyrat e forumit ende ndihet era e gazit lotsjellës. Ai thekson se shumë prej të rinjve janë burgosur nga qeveria në përpjekje për të bërë zotin Basha Kryeminist­ër dhe tashmë ata duhet të shkojnë përsëri në komisariat­e si të kallëzuar prej tij. “Më në fund, pas 8 vjetëve, peng-basha arriti t’i ngjajë shefit të tij, Edi Ramës. Arriti ta kthejë Pd-në, nga një shtëpi të lirisë, në një çerdhe të krimit, të mercenarëv­e të paguar kundër demokratëv­e dhe kundër të rinjve. Ne shkuam në zyrat e forumit, por akoma është era e gazit lotsjellës. Unë dua t’i bëj vetëm një pyetje: nga kush ka frikë, pse ka frikë nga të rinjtë? Shumë prej nesh kanë qenë në burgje këto 8 vjet për ta bërë këtë zotërinë Kryeminist­ër, ndërkohë që ky nuk ka dashur. Ky zotëria ka çuar emrat e shumë të rejave dhe të rinjve të Forumit Rinor nëpër komisariat­e, pa dhunuar askënd, ne jemi dhunuar. I bëj thirrje të tërhiqet dhe të ikë, se ai nuk e bën dot kryetarin dhe ka ardhur fundi për të”, tha për mediat një prej anëtarëve të Forumit Rinor.

 ?? ?? Të rinjtë e FRPD-SË, dje në selinë e Pd-së
Të rinjtë e FRPD-SË, dje në selinë e Pd-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania