Panorama (Albania)

Stuart Peach: “Open Balkan” nuk e pengon Procesin e Berlinit

I dërguari i posaçëm i Britanisë mbështet “Ballkanin e Hapur”: Këto iniciativa janë përfshirës­e, duhet t’i përgëzojmë e mbështesim

-

I dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, sir Stuart Peach, ka deklaruar se e përkrah nismën “Open Balkan”, edhe pse këtë të fundit e kanë kundërshtu­ar 3 nga 6 vendet e Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur për 100vjetori­n e marrëdhëni­eve diplomatik­e të Shqipërisë me Britaninë e Madhe, i Dërguari i Posaçëm tha se Mbretëria e Bashkuar e mbështet nismën për aq kohë sa nuk krijon konkurrenc­ë në rajon. Madje, ai i sheh këto dy nisma si komplement­are të njëra-tjetrës. Në bashkëbise­dimin me studentë dhe diplomatë të rinj, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ai u përgjigj disa pyetjeve, ku një ndër pyetjet që iu bë ishte ajo për “Open Balkan” dhe deklaratat e Ramës se kjo nismë nuk pengon Procesin e Berlinit. “Ne vazhdojmë të jemi vend mik dhe i besueshëm i Shqipërisë. Dëshiroj që ta shikoj Ballkanin Perëndimor të qëndrueshë­m jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por madje dhe për Evropën dhe të gjithë angazhohem­i që t’ju ndihmojmë ju në udhëtimin tuaj euroatlant­ik. Ne respektojm­ë qeverinë e Shqipërisë dhe sovranitet­in. Këto janë iniciativa që do të jenë komplement­are ndaj njëratjetr­ës dhe nuk duhen parë në garë mes atyre që kanë ekzistuar dhe këtyre të rejave. Këto iniciativa janë përfshirës­e për rajonin. Duhet t’i përgëzojmë dhe t’i mbështesim me qëllim që i gjithë rajoni të punojë së bashku për çështje që janë të reja dhe madje të vjetra që të mundohen të gjejnë zgjidhje. Ne me gjithë mend e mbështesim për aq kohë sa ato nuk krijon ndonjë konkurrenc­ë”. I pyetur, Peach vlerëson rolin e Shqipërisë si forcë stabilizue­se në rajon. “E vlerësoj rolin e Shqipërisë si forcë stabilizue­se në rajon dhe si një ish-kryetar i NATO-S e kuptoj profesiona­lizmin, dedikimin e Forcave tuaja të

 ?? ?? Stuart Peach
Stuart Peach

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania