Panorama (Albania)

Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës: Bojkot seancave!

Dhoma e Avokatisë paralajmër­on protestë: Nuk mund të bëhet drejtësi duke demotivuar qytetarët që të shkojnë në gjykata

- ELVIS HILA

Avokatët e Lezhës paralajmër­ojnë bojkot të punës, nëse nuk do merren në konsiderat­ë propozimet e tyre në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë zhvilloi një takim në lidhje me këtë çështje dhe propozimet konkrete te tyre do t’i dërgohen Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Lezhë, Elton Laska thotë se kemi disa pika konkrete ku kundërshto­het harta e propozuar. “Ne si dhomës avokatie zhvilluam një takim në lidhje me hartën e re Gjyqësore. Kemi disa pika ku e kundërshto­jmë këtë hartë të re gjyqësore, këto do ia referojmë KLGJ-NË, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në reagim.

SHKRIRJA E GJYKATAVE

KLGJ-JA dhe Ministria e Drejtësisë kanë propozuar uljen e numrit të gjykatave në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë. Por nuk ka analizuar mungesën e ambienteve mund ta arrijnë vetëm të pasurit. Ulja e numrit të gjykatave, indirekt stimulon shpopullim­in e zonave periferike të vendit pasi ul shërbimet. Shkrirja e gjykatave vret profesioni­n e avokatit në këto zona duke detyruar këtë kategori të zhvendoset me banim në zonat ku përqendroh­en gjykatat. Kjo varfëron intelektua­lisht zonat në fjalë. Mjafton të shikoni Gjykatat Administra­tive për të kuptuar se ulja e numrit të tyre është dështim që në nisje. Ishin 6 shkallë të para dhe 1 apel për gjithë vendin. Në shkallë të parë gjyqi mbaronte nga 3 muaj deri në 1 vit, Apeli vonon 4 vite e sipër”, thuhet në deklaratën e avokatëve të Lezhës. “S’KA DREJTËSI DUKE DEMOTIVUAR QYTETARËT”

Ata thonë se janë dakord me përqendrim­in e gjykatave të Apelit, por jo të shkallës së parë, për vetë faktin se proceset gjyqësore zgjaten me vite të tëra. “Nuk bëhet drejtësi duke demotivuar qytetarët t’i drejtohen Gjykatës, por duke dhënë drejtësi për gjyqet që qytetarët vendosin të hapin. Na kushton më pak të rrisim numrin e gjyqtarëve dhe gjykatave të apelit sesa e kundërta”, thotë Elton Laska, kryetari i Dhomës

Avokatisë Lezhë. Ndërsa sekretari i Dhomës se Avokatisë Erjon Gjoni kërcënon me bojkot të proceseve gjyqësore nëse propozimet e tyre nuk do të merren në konsiderat­ë. “Propozimet kanë të bëjnë edhe me mundësinë e bojkotimit të seancave gjyqësorë, përfshirë ato për vleftësimi­n e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit si kusht për të na marrë në konsiderat­ë për mos ndryshimin e hartës së re gjyqësore pa u konsultuar mirë”, thotë Gjoni. Dhoma e Avokatisë Lezhë është totalisht kundër hartës së re gjyqësore të propozuar aktualisht, pasi sipas avokatëve diçka e tillë cenon aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe rrit kostot financiare për ta. “Cenon aksesin në sistemin gjyqësor por në të njëjtën kohë pamundëson zhvillimin në kohë të seancave gjyqësore. Gjithashtu rrit koston financiare për qytetaret, ndaj dhe ne jemi totalisht kundër kësaj harte, e cila nuk është konsultuar fare me ne, sikur të mos ishim pjese e një çështje të tillë”, shton Erjon Gjoni, sekretar i Dhomës së Avokatisë në Lezhë. Referuar hartës së re gjyqësore në qarkun e Lezhës është parashikua­r të ketë vetëm një gjykatë, ndërsa ajo e Kurbinit do të shkrihet.

 ?? ?? Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e KLGJ-SË, Naureda Llagami, gjatë prezantimi­t të hartës së re gjyqësore
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e KLGJ-SË, Naureda Llagami, gjatë prezantimi­t të hartës së re gjyqësore
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania