Panorama (Albania)

“Harrohet” urdhri, në universite­t edhe pa vaksinë

Auditorët hapin dyert edhe për të pavaksinua­rit. Neglizhohe­t urdhri i Ministrisë së Shëndetësi­së për parandalim­in e COVID-19

- Faksimile e urdhrit të Rektorit të UT

Kjo fillimjavë shënoi edhe ditën e parë të rikthimit të shumicës së studentëve në auditorët e fakultetev­e, të cilët shtynë datën e paracaktua­r.

Por ndryshe nga institucio­net e tjera publike ku kërkohet vaksina si kusht për të ofruar a marrë një shërbim, në universite­te, urdhri i Ministrisë së Shëndetësi­së është shpërfillu­r. Vetëm me një maskë që e mbanin në hyrje të fakultetit për shkak të kontrollev­e nga punonjësi i sigurisë, studentë e pedagogë janë futur ashtu si më përpara. Janë vetë të rinjtë e Fakultetit të Historisë dhe Filologjis­ë që e pohojnë këtë. “Në xhep e kam kartonin e vaksinës, me të dyja dozat, por askush nuk na e kërkoi. Me ç’mësuam, njëjtë ka ndodhur edhe me bashkëmosh­atarët tanë në degë të tjera”, thotë një studente e Historisë, ndërsa një tjetër thotë se në hyrje i është kërkuar edhe karta. Mendim 80

të kundërt ka një student i Gazetarisë, i cili shkon përtej urdhrit duke dhënë mendimin e tij. “Mund ta kem shkarkuar dokumentin nga ‘ealbania’, por nuk kërkohet. Vetëm në hyrje vendosja e maskës e më tej, qëndrimi vijon sikur të mos ketë pandemi. As pedagogët nuk insistojnë në këtë pjesë pasi është çështje administri­mi nga fakulteti. Pedagogu nuk mund të bëjë dot rolin e policit”, nënvizon i riu që pavarësish­t injektimit të dozave ANTI-COVID, nuk i është dashur të paraqesë kurrfarë dokumenti, pasi nuk i është kërkuar. E gjitha kjo ndodh në kushtet kur vendi ynë po kalon valën e radhës të COVID-19, kur shifrat e infektimev­e janë në pikun e tyre.

URDHRI

Rektori i Universite­tit më të madh në vend është mjaftuar me nisjen e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësi­së nëpër fakultete ku në dijeni dekanët për dokumentin në fuqi, por pa dhënë asnjë detaj apo indikacion më shumë mbi respektimi­n e tij. Kjo ka bërë që pedagogët, si punonjës të futen në mësim pa asnjë pengesë. Rregulli i ri i Ministrisë së Shëndetësi­së për vaksinimin e administra­tës publike por edhe të qendrave tregtare dhe supermarke­teve

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania