Panorama (Albania)

Prokuroria ka elementet e atentatit ndaj Bejtajt

Dëshmitë: Si u shpëtuam plumbave nga makina e zezë

-

Hetuesit nuk kanë dyshime se objektiv i atentatit me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në zonën e Fushë Krujës, ishte Gentjan Bejtja. Burime nga grupi hetimit thanë për gazetën “Panorama” se atentati është realizuar në ecje e sipër. Mësohet se autorët ishin në një automjet tjetër me ngjyrë të zezë dhe kanë qëlluar në ecje e sipër duke sulmuar mjetin me të cilin po lëviznin Bejtja dhe miku i tij, Klodian Stafuka. Autorët i kanë mbajtur në vëzhgim dhe sapo Bejtja ka dalë nga karburanti ku kishte furnizuar makinën hapën zjarr. Por duke qenë se të dyja makinat ishin në lëvizje, autori nuk ka pasur precizon dhe Bejtja e Stafuka shpëtuan për mrekulli pa lëndime nga predhat që u derdhën mbi makinën me të cilën ata po lëviznin. “Autorët qëlluan me kallashnik­ov në drejtim të makinës me të cilën po lëviznin Stafuka e Bejtja. Pavarësish­t se u qëllua me breshëri në drejtim të tyre ata nuk i ka kapur asnjë plumb. Të dy kanë marrë lëndime nga aksidenti jo nga plumbat. Nuk janë plagosur nga arma e zjarrit. Ata janë qëlluar sapo janë larguar nga karburanti. Kemi marrë dhe analizuam sekuencat filmike po nuk është se na ndihmuan shumë për të identifiku­ar autorët ose mjetin që përdorën në këtë atentat”, thanë hetuesit. Sipas tyre, objektivi i atentatit dyshohet të jetë 41vjeçari Bejtja, të cilit edhe gjashtë vite më parë deshën ta eliminonin duke i vendosur minë me telekomand­ë në makinën e tij. Ky është rasti i dytë që Gentjan Bejtja (ish-oficer Policie në Burgun e Fushë Krujës) person me precedent penal i shpëton atentatit.

HETIMET

Në vendin e ngjarjes, policia mblodhi mbi 12 gëzhoja, ndërsa 15 persona, të dyshuar, që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në komisariat­in e policisë në Krujë. Nga ana e tyre, Bejtja dhe Stafuka kanë deklaruar se nuk kanë arritur të shquajnë tipin apo targat e mjetit por vetëm që ishte ngjyrë e zezë. “Na sulmuan befas. Nuk arritëm të dallonim tipin apo targat e mjetit. Vetëm që ishte makinë me ngjyrë të zezë. Se dimë shkakun e këtij sulmi. Nuk është se kemi konflikte të hapura”, mësohet të kenë deklaruar ata. Bejtja, i cili njihet si pjesëtar i grupit kriminal të Niklës, është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisa­r Dritan Lamajt, ngjarje e ndodhur në fund të muajit shkurt të vitit 2013 në Tiranë. Bejtja, nga Larushku i Krujës, i shpëtoi atentatit mëngjesin e 19 shtatorit 2016, duke mbetur i plagosur. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi në këmbë. Në atë kohë, grupi hetimor tha se atentati ndaj 35vjeçarit është i ngjashëm me atë që iu bë më herët shokut të tij, Durim Bami. Bejtaj, Bami dhe Stafuka (i zhdukur prej shkurtit 2015) dyshohet të kenë të njëjtët rivalë që kërkojnë eliminimin e tyre, ndoshta për larje hesapesh ose për të mbuluar ngjarje të tjera kriminale.

 ?? ?? Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati
 ?? ?? Gentjan Bejtaj
Gentjan Bejtaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania