Panorama (Albania)

Tërmeti i fortë në Greqi shkakton dëme në Devoll

Banorët e fshatrave: Lëkundjet e forta dëmtuan muret e banesave

-

Korçë- Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter që goditi Follorinën në Greqi dy net më parë, ka shkaktuar dëmtime të banesave edhe në Bashkinë e Devollit. Burime bëjnë me dije se aktualisht janë bërë 17 kërkesa për dëmtime të banesave në disa fshatra. Institucio­ni i perfektit në bashkëpuni­m me bashkinë po bën verifikimi­n e kërkesave të bëra. Bëhet me dije se ashtu sikurse në bashkinë Devoll edhe në Bashkinë Pustec po vijon puna për verifikimi­n e dëmeve nga tërmeti. Kujtojmë se sipas komunikimi­t me kryetarin e Bashkisë Devoll, Eduart Duro, grupet e emergjenca­ve civile kanë nisur verifikimi­n në terren për rastet e raportuara. Paraprakis­ht thuhet se banesat, për të cilat raportohet se janë dëmtuar janë banesa të vjetra dhe të amortizuar­a, të cilat kanë pasur probleme edhe më parë. Megjithatë, në fund të verifikime­ve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

BANORËT: U ÇANË MURET E SHTËPIVE

Banorët thanë se lëkundjet e tërmetit u kanë çarë muret e shtëpive, duke kërkuar ndihmë nga institucio­net shtetërore. “U trondit shumë. Mora fëmijët dhe dolëm jashtë. Tavanet dhe muret janë çarë. I ka dëmtuar suvatë. E shikoni vetë se si janë bërë. Sot u ankuam te komuna. Edhe djalit poshtë i kanë rënë tavanet”, tha një e moshuar. Një i ri deklaroi se tërmeti i kishte dëmtuar shtëpinë dhe se nuk kishte ku të jetonte. “Tërmeti ishte i fuqishëm. Shkaktoi dëme. Çau muret. Kjo vjen edhe si pasojë e tërmetit të vjetshëm. Ne kemi bërë ankesë në qendrën administra­tive në Progër te kryetari. Nuk ka ardhur asnjë njeri deri më tani. Sot (dje) e bëmë ankesën. Kërkuam ndihmë nga emergjenca­t. Nuk kemi ku të jetojmë. Këto janë kushtet. Mora fëmijët, nënën dhe babën dhe dola jashtë. Ishte i fuqishëm dhe zgjati”, u shpreh ai. dh.ç

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania