Panorama (Albania)

Humbi jetën në kopsht, familjarët: Të zbardhet ngjarja

Fëmija ndërroi jetë të premten në Fier. Të afërmit, dyshime mbi versionin e vetëvarjes me kapuç: S’na japin kamerat

- MAJLINDA RAMA

Familjarët e të miturit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier i janë drejtuar dje Prokuroris­ë së Fierit nga ku kërkojnë drejtësi për humbjen e papritur të jetës së vogëlushit Noah Kodheli.

Daja i tij, Durim Kaja, ka treguar se fëmija nuk mund të jetë mbytur në atë lartësi, siç pretendojn­ë edukatoret. Ai dyshon se diçka tjetër mund të ketë ndodhur me të. “Ne i jemi drejtuar Prokuroris­ë së Fierit për një hall që mos i ndodhtë askujt, asnjë prindi. Mos e pastë këtë hall që na ka rënë asnjeri. Kemi çuar fëmijën në çerdhe si të gjithë fëmijët e tjerë dhe na vjen lajmi që na ishte mbytur. Dua që ju mediat të shkoni ta kontrollon­i në një vend 60 pont lartësi, kur ne fëmijët i kemi mbi 80 pont. Të tërë që jeni ju këtu nëse do e shikoni po ka mundësi që fëmija të jetë mbytur vetë atje do jem i pari që do t’ju kërkoj falje. Ne dyshojmë, tek ai vend ata thonë që fëmija është mbytur. Vajtëm e pamë dje vendin. Kur e pamë atë lartësi jemi shokuar. Nuk mund të mbytej atje”, thotë ai. Mes lotësh, nëna e 3vjeçarit, Donalda Kodheli, thotë se fëmija nuk mund të mbytej në ato kushte. Ajo hedh akuza se i kanë gënjyer për kamerat. “Presidenti i kopshtiat ka ardhur te shtëpia, më ka kërkuar dhe më ka thënë që do ta nxjerr unë të vërtetën. Ka thënë që kopshti ka kamera në çdo cep. Kur vajtëm dje atje na tha ka vetëm 6 kamera. Vendi ku thotë ai që është vrarë çuni nuk ka mundësi në botë. Ato kapëse që thotë ai të mbeten në dorë. Si të jetë e mundur të vritet një fëmijë 15 kg tek ato kapëse”, shprehet ajo. Familjarët kanë treguar se vogëlushin e kanë regjistrua­r në shtator dhe ai shkonte çdo ditë në kopsht. Ata tregojnë se ai e donte mësuesen e vet.

NGJARJA

Ngjarja tragjike u regjistrua mesditën e së premtes në një kopsht privat në qytetin e Fierit. Policia njoftoi se një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë. Burimet bëjnë me dije se vogëlushi është dërguar në spitalin e qytetit nga edukatoret, por ai nuk ka pasur shenja jete. Mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta shpëtuar atë. Fillimisht, u dyshua se fëmija kish gëlltitur një send të fortë dhe pasi u paraqit në spital, mjekët konstatuan shenjë në qafën e tij, të cilat u dyshuan se ishin shkaktuar nga tentativa e edukatorev­e dhe stafit të kopshtit për ta shpëtuar vogëlushin. Por këto informacio­ne janë dyshime paraprake, të cilat do duhet të vërtetohen nga Policia, që ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që nga dëshmia e edukatorev­e del se fëmija mund të jetë varur aksidental­isht nga kapuçi i xhupit. Po sipas dëshmisë së edukatorev­e, 3vjeçari ka qenë duke u larguar nga kopshti në orën 13:00 dhe ka shkuar si çdo ditë të marrë çantën e varur në dhomën tjetër. Dyshohet se kur është zgjatur për të marrë çantën, kapuçi i xhupit të tij ka ngecur në varësen e çantave dhe për pasojë ai është mbytur. Edukatoret, kur kanë parë që fëmija u vonua, kanë shkuar ta shohin, por e kanë gjetur pa shenja jete. Edhe pse kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë, nuk kanë mundur. Ato kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë shoqëruar drejt urgjencës, por mjekët kanë konstatuar se nuk kishte shenja jete.

EPIDAM SHPK, shoqëri në falimentim­in, e përfaqesua­r nga Administra­torja e Falimentim­it, njofton shitjen në ankand të hapur, të një pasurie të paluajtshm­e (“Pasuria”): Truall me siperfaqe 1477 metra katrorë dhe ndërtesë (godinë social ekonomike 1 KT + objekt ndihmës kati përdhe social ekonomik) me sipërfaqe 1064.2 metra katrorë, si dhe me siperfaqe trualli të lirë 1800.91 metra katrorë, e ndodhur në Kavajë Qerret, ish Bar-restorant “Laguna Blu”.

Çmimi fillestar i ankandit është shuma 655 582 Euro. Mbi këtë shumë, pjesëmarrë­sit në ankand, mund të ofrojnë/konkurojne me shumat e tyre. Ofertuesi me ccmim më të lartë, pas thirrjes së tretë, shpallet fitues dhe ky i fundit lidh menjëherë kontratën e shitblerje­s, sipas kushteve dhe afateve te ofruara nga Administra­torja e Falimentit te Epidam shpk. Nga data 10.01.2022 – 31.01.2022, të gjithë të interesuar­it duhet të depozitojn­ë në adresën e Studio Ligjore Ligjore Zaka, Kosta & Memishaj (autorizuar nga Administra­torja e Falimentit) në adresën Rr. Murat Toptani, Eurocol Bussiness Center, kati II, Tiranë, Shqiperi; Tel: +355 4 2242932, nga dita e hënë deri ne ditën e premte, nga ora 09:00 deri me 17:00: Kërkese për rregjistri­m në ankand; Garanci në masën 131 116.4 Euro, të paguar në llogarine bankare të Epidam shpk. Garancia, nëse do të jetë LG nga bankat e nivelit të dytë në Shqiperi, duhet të jetë e llojit “e pagueshme me kërkesë të parë, e pakushtëzu­ar, e parevokues­hme, e pavarur dhe autonome”, me afat vlefshmeri­e 6 muaj. Deklarate Noteriale ku heqin dorë nga e drejta për rimbursimi­n e Garancisë vetëm për rastet e parashikua­ra në Standartin Kombëtar Nr. 5 (VKM 124/2013), titulli V. Ankandi do të hapet në datën 01.02.2022, ora 12:00, ne zyrat e Studio Ligjore Zaka, Kosta & Memishaj shpk, me adrese Rr. Murat Toptani, Eurocol Bussiness Center, kati II, Tirane, Shqiperi. Janë pjesëmarrë­s në ankand vetëm ofertuesit e rregjistru­ar ose perfaqesue­sit e tyre me prokurë noteriale, të cilët së bashku nuk mund të tejkalojne numrin 2 të personave. Rregullat per zhvillimin dhe mbajtjen e ankandit janë të përcaktuar­a në kuptim të Standartit Kombëtar Nr. 5 (VKM 124/2013). Të interesuar­it mund të realizojnë vizita në Pasuri, duke njoftuar paraprakis­ht. Aktet për pjesëmarrj­e në ankand nga a. – c. dhe akte te tjera te lidhura me këtë ankand, do ti njoftohen çdo të interesuar­i, pa pagesë, përmes e-mailit, pas nënshkrimi­t dhe dorëzimit të deklaratës së konfidenci­alitetit.

Adresat e komunikimi­t me email jane : dhe

 ?? ??
 ?? ?? Prindërit e 3-vjeçarit që humbi jetën
Prindërit e 3-vjeçarit që humbi jetën
 ?? ?? Të afërm të 3-vjeçarit të ndjerë
Të afërm të 3-vjeçarit të ndjerë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania