Panorama (Albania)

Ambasadori­smith:dondalojmë persona të korruptuar apo para të krimit që qëndrojnë në Angli

Diplomatët japin mesazhe të qarta për luftën kundër korrupsion­it Konferenca antikorrup­sion, ambasadori gjerman: Reforma në Drejtësi është e rëndësishm­e, por duhet të alternohet me masa të tjera

- KELMENT BAÇI

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-smith, ka paralajmër­uar se në muajt e ardhshëm ne do të dëgjojmë të flitet për ata që mbajnë në Angli paratë e krimit apo të korrupsion­it. Gjatë fjalës së tij në konferencë­n e parë kombëtare për antikorrup­sionin, ambasadori King-smith theksoi vendi i tij do të përforcojë angazhimin në luftën ndaj korrupsion­it dhe krimit, ndërsa shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të jetë një partner i fortë për Shqipërinë në luftën kundër korrupsion­it dhe se nga të gjitha palët, nevojitet veprim, transparen­cë dhe impakt. “Një nga gjërat më të trishta për mua që kur kam ardhur si ambasador, është të dëgjoj nga të rinjtë se ata mendojnë se nuk kanë të ardhme në këtë vend. Pasi çështje si korrupsion­i nuk i lejojnë të përmbushin plotësisht potenciali­n e tyre këtu. Për ta ndryshuar këtë situatë, dua t’i nxit të gjithë të kenë më shumë guxim dhe vendosmëri, veçanërish­t rreth çështjeve të mosndëshki­mit dhe llogaridhë­nies. Angazhimi im ndaj jush është se ne do të përforcojm­ë veprimet e Mbretërisë së Bashkuar për të parandalua­r që persona të përfshirë në korrupsion ose krim të shkojnë në Britani ose të mbajnë paratë e tyre atje. Dhe do të dëgjoni më shumë nga ne për këtë gjatë muajit të ardhshëm dhe më tej. Tani duhet të punojmë së bashku, në partnerite­t me autoritete­t shqiptare dhe ndërkombët­are. Kjo duhet të jetë një pjesë thelbësore e përpjekjev­e tona të përbashkët­a”, tha ambasadori. Diplomati britanik sugjeroi pesë kritere për t’i bërë të efektshme përpjekjet në luftën kundër korrupsion­it: Vendosja e ligjit dhe drejtësia; institucio­net e pavarura; media; dixhitaliz­imi; ndryshimi i mentalitet­it.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, bëri

të ditur se Reforma në Drejtësi është një mjet i rëndësishë­m në luftën kundër korrupsion­it. Në fjalën e tij gjatë konferencë­s së antikorrup­sionit, Zingraf shtoi se ajo duhet të kombinohet edhe me masa të tjera, një prej të cilave është edhe zbatimi i teknologji­së dhe dixhitaliz­imi i shërbimeve. “Është një mbledhje e ekspertizë­s së rëndësishm­e dhe korrupsion­i ka qenë fjala kryesore e kësaj konference. Dhe ne kemi parë çfarë përpjekjes­h

ka bërë Shqipëria në këtë fushë. Reforma në Drejtësi është e rëndësishm­e. Kjo reformë ka pasur një ndikim në të gjitha fushat e jetës dhe sigurisht edhe mbi ekonominë. Është një mjet për luftimin e korrupsion­it, por duhet të alternohet dhe me masat të tjera. Përhapja rrënjësore e teknologji­së dixhitale është një prej ndryshimev­e më të mëdha që ne po përballemi, unë besoj se e ardhmja e demokracis­ë do të jetë e formësuar

nga teknologji­të dixhitale. Por nuk duhet të jemi kaq naivë që dixhitaliz­imi bën korrupsion­in, apo evente të tjera të ngjashme. Unë them se këto fenomene janë dinamike dhe lëvizin, prandaj mendoj se duhet të mbajmë ritmin. Dixhitaliz­imi mund të jetë shtysë për të rritur transparen­cën dhe për të luftuar korrupsion­in. Dixhitaliz­imi duhet të jetë prioritet në vitet në vijim si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani”, tha Zingraf.

 ?? ?? Ambasadori britanik, Alastair King-smith
Ambasadori britanik, Alastair King-smith
 ?? ?? Ambasadori gjerman, Peter Zingraf
Ambasadori gjerman, Peter Zingraf
 ?? KONFERENCA ANTIKORRUP­SION ??
KONFERENCA ANTIKORRUP­SION

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania