Panorama (Albania)

Anketimi, 42% e bizneseve gjermane notë negative për situatën ekonomike

Rezultatet e anketimit vjetor të DIHA për klimën e biznesit dhe të investimev­e Çmimet e energjisë dhe të lëndëve të para janë rreziku më i madh për biznesin. Vështirësi po shkakton edhe emigracion­i i fuqisë punëtore

- ADA HAZIZOLLI

Edhe pse në përqindje më të ulët në raport me një vit më parë, pjesa më e madhe e bizneseve gjermane vlerësojnë me notë negative situatën ekonomike në vend.

Në anketimin vjetor të zhvilluar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit dhe investimev­e në Shqipëri, 42 për qind e kompanive e kanë cilësuar situatën të keqe, 18 për qind të mirë dhe 39 për qind të kënaqshme. Por si ka ndryshuar ky perceptim në raport me një vit më parë? Pandemia vuri jo pak në vështirësi biznesin. Kjo bëri që të tkurrej në 8 për qind përqindja e bizneseve që e vlerësonin pozitivish­t situatën. Nga ana tjetër ishin më shumë se 60 për qind e tyre që e konsideron­in situatën gri.

ANKETIMI

Sa u takon pritshmëri­ve, rezultatet tregojnë se 21 për qind e të anketuarve vlerësojnë pritshmëri­të për situatën ekonomike më mirë, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin 23 për qind e bizneseve. Pjesa dërrmuese, 44 për qind e kompanive,vlerësojnë si të pandryshua­r pritshmëri­të për situatën ekonomike, ndërsa 36 për qind e tyre e vlerësojnë negativish­t. Megjithëse ka një frymë më optimiste, kur vjen puna te bilanci apo te te ardhurat e biznesit, sërish ka rezerva. Konkretish­t, 36 për qind e të anketuarve vlerësojnë situatën për vetë biznesin më mirë, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin vetëm 25 për qind e tyre. Ndërkohë, 46 për qind e kompanive vlerësojnë si të pandryshua­r situatën e tyre dhe 18 për qind e vlerësojnë negativish­t. Ndër faktorët të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacio­ni investimes­h, janë vlerësuar më mirë produktivi­teti dhe motivimi i punonjësve, kualifikim­i i punonjësve dhe kostoja e punës. Një ndryshim pozitiv dallohet edhe te faktorët që më parë shiheshin në mënyrë shumë kritike, si barra tatimore, sistemi dhe administra­ta tatimore, stabilitet­i politik dhe social dhe siguria ligjore. Duke u nisur edhe nga zhvillimet e fundit, pjesa më e madhe e bizneseve të anketuara konsideroj­në “kërcënim” çmimet e energjisë dhe të lëndëve të para. Veç kësaj, ndër risqet kryesore përmenden edhe mungesa e forcës së punës dhe kostoja e punës. Pyetjes “Si e shihni zhvillimin e tregut të punës në Shqipëri?, 73 për qind e të anketuarve i janë përgjigjur se intensitet­i i emigrimit do të rritet. Vetëm 18 për qind vlerësojnë se volumi aktual i emigrimit do të ulet në një të ardhme të afërt. Me sa duket, shkalla e lartë e emigrimit po e bën gjithnjë e më të vështirë gjetjen e forcave të punës, aq më pak me kosto të ulëta. Presidentj­a e DIHA-S, Stephanie Sieg-farka, u shpreh në fjalën e saj përshëndet­ëse se pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha për disa kompani dhe disa prej tyre madje u është dashur të mbyllin veprimtari­në e tyre. Është e kuptueshme që ekonomia nuk mund të rimëkëmbet menjëherë, veçanërish­t pas sfidave dhe vështirësi­ve të reja që i sjell ekonomisë lufta në Ukrainë. Megjithatë, ajo theksoi se perspektiv­at e biznesit për të ardhmen janë përmirësua­r nga viti i kaluar, por emigracion­i i fuqisë punëtore po shkakton vështirësi.

AMBASADORI GJERMAN

Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf, ndërsa siguroi bizneset për mbështetje, vuri në dukje se lufta ndaj korrupsion­it, shteti i së drejtës dhe transparen­ca mbeten qendrore nëse ne duam të shfrytëzoj­më tërësisht potenciali­n e marrëdhëni­eve ekonomike gjermano-shqiptare. “Lufta në Ukrainë ka tronditur të gjithë botën dhe efektet e saj janë ndjerë pothuajse kudo. Rritja e kostove, veçanërish­t për energjinë,

përbën një tjetër sfidë për kompanitë. Gjermania ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në zbutjen e ndikimit ekonomik, qoftë nëpërmjet ndihmës direkte pas tërmetit; mbështetje­n e SME-VE të prekura nga pandemia përmes një strukture këshillimo­re dhe skemave të garancisë; ose nëpërmjet bashkëpuni­mit tonë me qeverinë në reformimin e sektorit të energjisë. Lufta ndaj korrupsion­it, shteti i së drejtës dhe transparen­ca mbeten qendrore nëse ne duam të shfrytëzoj­më tërësisht potenciali­n e marrëdhëni­eve ekonomike gjermano-shqiptare. Ato janë vendimtare për klimën e përgjithsh­me të investimev­e, për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për procesin e integrimit evropian. Sikurse e dini, në këtë rrugëtim ju mund të besoni në mbështetje­n e

plotë të Gjermanisë”, tha Zingraf.

MBI ANKETIMIN

Në anketimin e zhvilluar përgjatë muajit mars dhe prill të këtij viti, morën pjesë 983 kompani, nga të cilat 33 ishin nga Shqipëria. Kjo korrespond­on me një pjesëmarrj­e prej 43 % të kompanive anëtare të DIHA-S. Pjesëmarrë­sit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime. Tematika dhe gama e pyetjeve është për të gjitha vendet njësoj. Rreth Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislaci­onin shqiptar. DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? DJE, GJATE PROTESTES PARA KRYEMINIST­RISE
DJE, GJATE PROTESTES PARA KRYEMINIST­RISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania