Panorama (Albania)

Harta e re gjyqësore, KLGJ ia hedh fajin Ministrisë së Drejtësisë për aksesin në Gjykata

Naureda Llagami: Ne garantojmë eficiencën, është Ministria ajo që merret me pjesën tjetër të aksesit në drejtësi

- MARIGLEN KUME

Deputetët e opozitës kanë kundërshtu­ar hartën e re gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Oerd Bylykbashi u shpreh në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve se konsultime­t e KLGJ për të bërë hartën e re gjyqësore kanë qenë false, pasi në të kundërt avokatët nuk do të dilnin në protesta.

Ndërkohë, teksa analizoi në themel mbylljen e gjykatave, Bylykbashi tha se qytetarëve u mohohet drejtësia dhe se kjo do të stimulojë vetëgjyqës­inë. “Ne sot kemi raportin e deficiencë­s përpara. Në gjykimin tim, s’ka studim fizibilite­ti. Nuk besoj te konsultime­t falsi. Bojkoti i avokatëve tregon këtë. Po t’i kishit dëgjuar, do t’i kishit reflektuar. Ju kërkoni që harta të ndikojë në numrin e çështjeve. Është e vërtetë, do të ketë ulje të çështjeve sepse qytetarët do e kuptojnë që është e kotë t’i drejtohen drejtësisë sepse është e shtrenjtë dhe nuk e merr. Ndaj tani ka filluar ndërmjetës­imi në mënyrë efektive dhe ndërmjetës­imi po bëhet nga krimi i organizuar. Për çështje pronash apo çështje me vlera të larta, nuk u drejtohen më gjykatave, por u drejtohen atyre. Unë besoj e keni dëgjuar këtë. Janë edhe të kujdesshëm. Kjo është situatë që ndodh në Durrës, por jam i sigurt që ndodh edhe në vende të tjera. Drejtësia nuk është drenuesi i konfliktev­e në shoqërinë shqiptare. Drejtësia është në një grykë shishe. Për rrjedhojë njerëzit nuk do shkojnë te gjykata, por do të zgjidhet me vetëgjyqës­i. Nuk ishte ky qëllimi kur bëmë reformën në drejtësi”, tha Bylykbashi.

E rëndësishm­e është si do miratohet harta e re gjyqësore nëse miratohet, që me shumë mundësi do të ndodhë. Ky proces ka ndodhur edhe në vitin 2007, ku u bë një hartë pa asnjë lloj kriteri. Edhe atëherë në disa rrethe ka pasur kundërshti­me. Këto histori kanë qenë gjithmonë, nuk ndodh për herë të parë. Mund të ketë kosto ekstra për disa, por duhet t’i vëmë gjërat në balancë. Kur trendi është i tillë, shikohet si mund të reduktohen”, tha Gjiknuri.

FAJËSIMI I MINISTRISË SË DREJTËSISË

Por në përgjigje të pretendime­ve të deputetit demokrat, kryetarja e KLGJSË, Naureda Llagami, e hoqi përgjegjës­inë nga institucio­ni që ajo drejton dhe ia kaloi ministrit Manja. Sipas saj, KLGJ kujdeset që të ketë një proces gjyqësor të rregullt, ndërsa për aksesin në drejtësi mendon Ministria e Drejtësisë. “Harta gjyqësore është një dokument teknik. Ne garantojmë eficencën e drejtësisë. Gjykim të shpejtë dhe me cilësi. Është ministria ajo që merret me pjesën tjetër të aksesit në drejtësi”, tha Llagami. Ndërkohë, argumentoi se mungesa e gjyqtarëve nëpër gjykata ssoli nevojën e përmbledhj­es së tyre. Llagami deklaroi se i gjithë procesi ka kaluar në disa faza konsultime­sh me dhomat e avokatisë në rrethe dhe më pas i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë. “Janë bërë tetë takime konsultime­sh publike. Kanë qenë të pranishëm përfaqësue­s të dhomave vendore të avokatisë. Janë bërë edhe dy takime të tjera me përfaqësue­s të shoqërisë civile. Pas opinioneve që ka marrë grupi i punës, KLGJ ka miratuar raportin e vlerësuar mbi riorganizi­min e rretheve gjyqësore dhe gjykatave. KLGJ, më datë 10 qershor, ka miratuar raportin vlerësues mbi riorganizi­min e gjykatave nga 22 gjykata në 13, për Apelin nga 6 gjykata në një. Nuk po ndalem te çështjet e hartës për t’i lënë kohë më tej. KLGJ propozimin ia përcolli Ministrisë së Drejtësisë për konsultim me institucio­net dhe më pas propozimi i përcillet Këshillit të Ministrave që është autoriteti që miraton hartën”, tha Llagami. Por në një kohë kur gjyqësori po përballet me mungesa të gjyqtarëve për shkak të vetingut, deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, ngriti të tjera akuza ku sipas tij ndihmësit ligjorë, edhe pse kanë më shumë se 1 vit që kanë përfunduar studimet, nuk janë emëruar ende nga KLGJ, madje nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Ndihmësit ligjorë ankohen se kanë një vit që janë diplomuar dhe nuk janë emëruar akoma. Madje, thonë se nuk kanë asnjë përgjigje. Pse nuk emërohen ndihmësit ligjorë? Në një kohë që kemi të bëjmë me një krizë në sistemin gjyqësorë”, tha Korreshi.

RRITJA E KOSTOVE

Ndërkohë, për sekretarin e përgjithsh­ëm të Partisë Socialiste duket se nuk përbën shqetësim rritja e kostove për qytetarët për të aksesuar drejtësinë, pasi në relatimin e raportit vjetor të KLGJ, teksa u ndal te harta territoria­le, ai u shpreh se vërtet mund të ketë kosto, por ka më shumë anë pozitive. “Dua të jap dy konkluzion­e të asaj që synohet. Kjo do t’i shërbejë reduktimit të çështjeve dhe menaxhimit të fluksit të konfliktev­e që dalin. Këto janë çështje teknike. Si të menaxhosh fluksin në një territor të caktuar me një numër të caktuar gjyqtarësh. Procesi është teknik dhe teknik duhet trajtuar. Kjo mbetet për t’u parë dhe një seancë mund ta sqarojë këtë.

Rregullim i hartës do të sjellë më shumë eficiencë dhe do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Ka avantazhe dhe disavantaz­he. Problemi është se cila është më e madhe. Në përfundim dua të them që KLGJ e ka kryer misionin e saj kushtetues. Rekomandim­et e Kuvendit janë marrë parasysh. E rëndësishm­e është si do miratohet harta e re gjyqësore nëse miratohet, që me shumë mundësi do të ndodhë. Ky proces ka ndodhur edhe në vitin 2007, ku u bë një hartë pa asnjë lloj kriteri. Edhe atëherë në disa rrethe ka pasur kundërshti­me. Këto histori kanë qenë gjithmonë, nuk ndodh për herë të parë. Mund të ketë kosto ekstra për disa, por duhet t’i vëmë gjërat në balancë. Kur trendi është i tillë, shikohet si mund të reduktohen”, tha Gjiknuri.

 ?? ??
 ?? ?? DJE, GJATE MBLEDHJES SE KOMISIONIT TE LIGJEVE
DJE, GJATE MBLEDHJES SE KOMISIONIT TE LIGJEVE
 ?? ?? Llagami, dje në Komision
Llagami, dje në Komision

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania