Panorama (Albania)

Berisha kërkon anulimin e hartës së re gjyqësore: Privon banorët e 10 qyteteve

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka kërkuar anulimin e hartës së re gjyqësore, që sipas tij, privon banorët e 10 qyteteve nga sistemi i drejtësisë. Pak ditë më parë, Berisha u shpreh në një konferencë për mediat nga selia blu se harta e re rrit shpenzimet e udhëtimit dhe hotelit dhe shpenzon kohë për qytetarët që duhet të udhëtojnë nga një qytet në tjetrin për të marrë pjesë në seanca të ndryshme. Ai nënvizoi se ky model është i dështuar, ndërsa shtoi se është në kundërshti­m me rezolutën më të fundit të Parlamenti­t Europian për Shqipërinë. “Me hartën gjyqësore të Edi Ramës mbyllen nëntë gjykata të shkallës së parë dhe mohohet aksesi i qytetarëve të nëntë qyteteve në sistemin e drejtësisë. Kjo është një metodë e ndëshkuar. Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit, kështu rriten shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzohet koha e tyre. U mohohet edhe aksesi në sistemin e drejtësisë. Mbyllja e gjykatave cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit. Harta e re vjen në kundërshti­m flagrant me kërkesat e drejta të rezolutës më të fundit të Pe-së për Shqipërinë, e cila kërkon shprehimis­ht që harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsiderat­ë mendimet e grupeve të interesit dhe kushtet e grupeve vulnerabël. Opinioni i grupeve të interesit, jo vetëm që nuk është përfillur, por është hedhur poshtë me cinizëm, pasi ato kanë kundërshtu­ar në mënyrën më të prerë këtë hartë. Bashkë me stokun e 110 mijë dosjeve, privon qytetarët nga një proces i rregullt gjyqësor. Në këtë kontekst, PD dënon këtë projekt dhe kërkon anulimin e menjëhersh­ëm të tij, pasi ndëshkohen qytetarët dhe avokatët bashkë me ekspertë. Ky projekt përqendron vendimmarr­jen në sistemin e drejtësisë në duart e dy tre personave”, tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania