Panorama (Albania)

Problemati­kat e shqiptarëv­e, Gledis Nano vizitë në Greqi

Takimi me ambasadore­n Hajdaraga për problemet në pikat e kalimit kufitar Kreu i Policisë takohet homologun grek: Të rrisim bashkëpuni­min mes policive

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet në Greqi, për një vizitë pune për t’u njohur me problemati­kat e shqiptarëv­e që jetojnë atje dhe për rritjen e bashkëpuni­mit me Policinë greke në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufita­re. Qëllimi i vizitës është forcimi i bashkëpuni­mit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, për koordinimi­n e veprimeve mes policive kufitare të të dyja vendeve, me qëllim krijimin e lehtësirav­e të procedurav­e të kalimit në kufi, në të dyja anët e kufirit, në raste fluksi. Drejtor Nano u prit në një takim miqësor nga homologu i tij, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë greke, gjeneral-lejtnant Konstantin­os Skoumas. Gjatë takimit, Nano dhe Skoumas diskutuan çështje

me interes më të gjerë policor, duke theksuar nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracion­it të paligjshëm, si

dhe për hetimin e rasteve të vrasjeve. Gjithashtu, gjatë takimit, nga të dy drejtorët e përgjithsh­ëm u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpuni­mit mes dy vendeve në çështjet e sigurisë, bashkëpuni­mit policor, shkëmbimit të informacio­nit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkët­a. Drejtor Nano ka theksuar se Policia shqiptare është e mirorientu­ar dhe e vendosur për të bashkëpunu­ar me partnerët, në veçanti me vendet fqinje, për të rritur forcën parandalue­se

dhe goditëse ndaj krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufita­re. Pas takimit miqësor dhe shumë të rëndësishë­m me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë greke, Nano u takua edhe me ambasadore­n e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga. Nano dhe Hajdaraga diskutuan mbi problemati­kat e shtetasve shqiptarë në territorin

grek, problemati­kat në pikat e kalimit të kufirit, lehtësimin e lëvizjes së lirë në raste fluksi dhe mbi rolin e Ambasadës në interes të forcimit të marrëdhëni­eve mes dy policive. Kujtojmë që drejtori i Policisë, Gledis Nano, sapo zhvilloi një vizitë në SHBA, ku u takua me drejtorin e FBI-SË, Cristopher Wray.

 ?? ?? Gledis Nano, dje gjatë takimit me homologun grek
Gledis Nano, dje gjatë takimit me homologun grek
 ?? ?? Nano e Hajdaraga, gjatë vizitës në Athinë
Nano e Hajdaraga, gjatë vizitës në Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania