Panorama (Albania)

Avokati Maks Haxhia, në krye të Fakultetit të Drejtësisë te “Luarasi”

Hysenbelli­u: “Karrierë brilante, do shumëfisho­jë arritjet e ‘Luarasit’”. Haxhia: “Shumë studentë kanë fituar magjistrat­urën pas diplomimit”

- TIRANE

Avokati i njohur Maks Haxhia është emëruar në postin e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Universite­tin “Luarasi”. Mirëseardh­jen ia ka uruar Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, zoti Irfan Hysenbelli­u, si dhe gjithë stafi akademik i universite­tit. Haxhia, me një karrierë të suksesshme në fushën e drejtësisë, u zotua se do ta mbajë lart emrin e mirë të “Luarasit”.

PREZANTIMI

Maks Haxhia iu bashkua dje stafit të universite­tit “Luarasit”, duke drejtuar Fakultetin e Drejtësisë. Në ceremoninë e prezantimi­t të tij, Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, z. Irfan Hysenbelli­u, pasi i uroi mirëseardh­jen në familjen e “Luarasit”, u shpreh se Haxhia ka një karrierë të jashtëzako­nshme në fushën e drejtësisë, si një ndër ekspertët më të mirë, i cili pa dyshim do vazhdojë të lërë gjurmë të vlerësuesh­me në përgatitje­n se juristeve të rinj te “Luarasi”. “Avokati është një person që e njeh kushdo. Vetë më tha që e kam me përgjegjës­i që brezi i ri të përgatitet dhe të kenë sfida. Një dekan, që vetëm prezenca e tij e shumëfisho­n emrin, për vetë historinë që ka, çfarë ka arritur. Njëkohësis­ht është prezent në sytë e qytetarëve, në sytë e juristëve, por njëkohësis­ht në përgatitje­n e avokatëve apo kërkesën e llogarisë mbi ta”.

Rektori i “Luarasit”, profesor Et’hem Ruka, u shpreh se dekani i ri do të mundësojë një impuls të ri në krye të Fakultetit të Drejtësisë. Ruka përmendi dhe faktin se Haxhia pason në postin e dekanit ish-studenten e tij, prof. Rezana Konomi, e cila për 8 vite e kreu detyrën me përkushtim dhe devocion. “Një figurë me të vërtetë emblematik­e që e njihni të

“Ky universite­t është themeluar nga profesori im, i ndjeri, z.aleks Luarasi. Ndihem i privilegju­ar, sepse unë do vazhdoj punën e lënë nga ish-studentja ime që këtu ishte me shumë dinjitet. Kam konstatuar me kënaqësi që universite­ti ‘Luarasi’ është në top sa i përket cilësisë së studentëve që vazhdojnë shkollën dhe marrin licencën dhe mund të them që kanë pasur rezultate shumë herë më të mira se ata të dalë nga universite­tet publike.

gjithë, me një karrierë të shkëlqyer në fushën e drejtësisë. Besoj dhe jam i bindur që këtij universite­ti i janë rritur vlerat me profesor

Maks Haxhinë. Ai është një vlerë e shtuar për universite­tin ‘Luarasi’”.

Avokati Haxhia u shpreh se është detyrë dhe privilegj për të drejtimi i fakultetit të parë privat të drejtësisë, teksa premtoi se emrin e mirë të “Luarasit” do ta mbajë lart. “Ky universite­t

është themeluar nga profesori im, i ndjeri, z.luarasi. Ndihem i privilegju­ar, sepse unë do vazhdoj punën e lënë nga ishstudent­ja ime që këtu ishte me shumë dinjitet. Kam konstatuar me kënaqësi që universite­ti ‘Luarasi’ është në top sa i përket cilësisë së studentëve që vazhdojnë shkollën dhe marrin licencën dhe mund të them që kanë pasur rezultate shumë herë më të mira se ata të dalë nga universite­tet publike. Shumë nga studentët e diplomuar këtu

kanë kaluar në shkollën e magjistrat­urës dhe sot janë gjyqtarë e prokurorë. Unë shpresoj që kontributi im të jetë ai që jam mundur unë ta bëj gjithmonë në të gjitha fushat”. Dekani i ri i Fakultetit të Drejtësisë te “Luarasi” njihet për karrierën e gjatë dhe të suksesshme në avokati. Emri i tij si një ndër avokatët më të zotë në vend u bë i njohur gjatë kohës kur ka mbrojtur disa persona të fuqishëm të politikës dhe biznesit në disa prej çështjeve më të bujshme gjatë dekadës së fundit.

 ?? ??
 ?? ?? Nga e djathta në të majtë: Rektori Ethem Ruka dhe Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u, në prezantimi­n e dekanit të ri, Maks Haxhia
Nga e djathta në të majtë: Rektori Ethem Ruka dhe Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u, në prezantimi­n e dekanit të ri, Maks Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania