Panorama (Albania)

“Emri në listën e vdekjes”, RES merr në mbrojtje oficerin

Fotoja e Krenar Guçes në telefonin e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani i tha SPAK se policin duhej ta vriste për llogari të Erion Alibejt, dyshonte se nxori dëshminë e Halilit

- NIKOLETA KOVAÇI

Kur Nuredin Dumani kuptoi nga shtrati i spitalit se Henrik Hoxha, shoku dhe bashkëpunë­tori i tij më i afërt, ka vendosur të flasë dhe të dëshmojë për prokurorin­ë, edhe ai kërkoi dikë t’i rrëfehet.

Pas një dëshmie maratonë me orë dhe ditë të tëra, Nuredin Dumani është ndaluar edhe te një listë me persona, emra dhe foto që ai mbante në telefonin e tij dhe që prisnin që të ekzekutohe­shin. Mes tyre gjendej fotoja e një emri mjaft të njohur të Policisë së Shtetit. Hetuesit janë tronditur kur kanë mësuar se bëhet fjalë për oficerin e krimeve të rënda, Krenar Guçe, i cili ishte listuar si një nga personat që duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt, djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrja të pafre kundër kujtdo që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradashesh­it, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tyre, shtetas turk. Masakra me tre të vrarë solli një zinxhir vrasjesh, por edhe dëshmitari­n e parë të drejtësisë për bëmat e Elbasanit, një djalë të ri, që kishte kryer një krim makabër ndaj një të njohurit të tij, duke e masakruar me thika, se i kishin premtuar para. Mesa duket, ka qenë dëshmia e këtij të riu, marrë nga oficeri Krenar Guçe, që ka bërë të mundur hedhjen dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe më pas masakrimit të Renis Runajt, vrasje këto të ndodhura në një hark të shkurtër kohor të gushtit të vitit 2020, pasi në fakt ishin kryer edhe 2 ngjarje të tjera, me katër të vrarë në Durrës dhe nga ku ishte përfituar edhe një tjetër dëshmitar me emrin Klevis Alla. E nëse djali nga Durrësi kishte dhënë emra dhe detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe të atentatit ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, kishte nxjerrë emrin e Altin Ndocit dhe lidhjet e tij me Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën, Euglen Halili nga Elbasani pranoi aktin e rëndë që kishte kryer dhe personat që i kishin thënë për ta kryer. Porositësi, sipas tij, kishte qenë Erion

Alibej, ku falë kësaj dëshmie ai u vu në pranga nga Policia e Shtetit. Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, dëshmi që kishte çuar në pranga edhe ushtarin e Alibejt dhe shokun e Halilit, Xhuliano Hoxhaj. Dhe për këtë fakt, dyshohet se Erion

Alibej, i kërkoi Nuredin Dumanin ekzekutimi­n e oficerit të Policisë, ku prania e fotos së tij në telefonin e vrasësit ka tronditur strukturat hetimore.

MBROJTJA

Më në fund, 5 ditë më parë, specialist­i i Policisë së Shtetit është marrë në mbrojtje nga specialët e RES. Ndaj tij është vendosur mbrojtje e posaçme

pas më shumë se dy muajsh nga marrja e dëshmisë së Nuredin Dumanit. Autoritete­t e dhënies së mbrojtjes kanë verifikuar për javë me radhë nëse atij i rrezikohet jeta dhe, mesa duket, janë bindur se ai dhe familja e tij janë në rrezik të vazhdueshë­m nëse ndaj tij dhe familjes së tij nuk vihet një mbikëqyrje profesiona­le për shkak të ekspozimit të tij,

ekspozim që në fakt nuk ishte më thjesht brenda telefonit të Dumanit, por ishte një informacio­n i shpërndarë edhe në opinion publik. Guçe, i cili ka shërbyer në sektorin e vrasjeve dhe të antidrogës, mësohet se u rikthye në zyrën e hetimit të Krimeve të Elbasanit rreth 3 javë pas masakrës së votave në Elbasan, me një të vrarë e 4 të

plagosur. Ishte Ardi Veliu që nënshkroi largimin e shefit të krimeve të kësaj drejtorie, për ta çuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Lezhës natën e vrasjes së Everest Çaçës, për shkak se për pak ditë Elbasani u trondit nga tri ngjarje të rënda. Askush nuk di të thotë se në çfarë kohe e ka marrë porosinë e vrasjes së oficerit të krimeve Dumani, por në lidhje me atë fakt tronditës, Policia e Shtetit mori masa shumë vonë.

Referuar burimeve nga grupi hetimor, bëhet me dije se disa muaj më parë, oficeri i Policisë, fotoja e të cilit u gjend në telefonin e Dumanit, si një person që duhej eliminuar për llogari të Erion Alibejt, u përfshi në një aksident të rëndë. Aksidenti ndodhi në muajin nëntor dhe punonjësi i Policisë qëndroi një kohë të gjatë në spital, një ngjarje që sërish nuk u raportua nga Policia e Shtetit dhe as nga ajo lokale, që në rastin konkret i përkiste Elbasanit. Edhe pse nuk dihen rrethanat e atij aksidenti, SPAK e ka thirrur oficerin për ta pyetur për një sërë dyshimesh dhe faktesh, ndërkohë që ende nuk dihet se cila ka qenë kontrata që Dumani ka bërë me Alibejn për ta ekzekutuar punonjësin e Policisë që arrestoi dhe i mori dëshminë Euglen Halilit, të penduarit tjetër të “ushtrisë së vrasësve me pagesë” që kanë jetuar, vepruar dhe vrarë qetësisht në vendin tonë, pa u trazuar nga askush.

 ?? ?? Nuredin Dumani
Nuredin Dumani
 ?? ?? Krenar Guçe
Krenar Guçe
 ?? ?? Erion Alibej
Erion Alibej

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania