Panorama (Albania)

Kokainë në portin e Durrësit, sekuestroh­en 45 kilogramë

Pakot e mbështjell­a me personazhe­t e kukullave “Gogu” Policia: Droga e ndarë në 40 pako, e ngarkuar në kontejner me mish pule nga Brazili

-

Një sasi prej 45 kilogramës­h lëndë narkotike e llojit kokainë u sekuestrua­r nga Policia e Durrësit mbrëmjen e shkuar.

Një operacion antidrogë i koduar “Tranziti”, bëri të mundur zbulimin e sasisë së konsiderue­shme të drogës brenda një kontejneri të ardhur nga Brazili, ndërsa autoritete­t portuale, sipas burimeve, ishin sinjalizua­r nga partnerët ndërkombët­arë për nisjen e ngarkesës. Për këtë arsye, gjatë mbrëmjes së shkuar u zhvilluan kontrolle të imtësishme në kontejneri­n e ngarkuar me mish pule. Mësohet se ngarkesa me mish kalonte tranzit nga territori i Shqipërisë, ndërsa destinacio­ni përfundimt­ar ishte Maqedonia e Veriut. “Në vijim të goditjeve të njëpasnjës­hme ndaj veprimtari­së kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrollev­e të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Taskforca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritete­t doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task-forcë dhe informacio­neve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës,

është ushtruar kontroll i detajuar në një kontejner të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga

Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontejner, në brendësi të ngarkesës me mish pule, u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë”, sqaroi Policia e Durrësit. Në komunikatë nuk përmendet për persona të arrestuar, ndërsa shpesh ngarkesa të tilla mbeten pa autorë. Kjo është ngarkesa e dytë e kokainës e sekuestrua­r nga Policia brenda disa javësh, ndërsa më 17 maj, u sekuestrua­n 59 kg drogë në një anije me qymyr. Kokaina u gjet në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe bëhej fjalë për 59 kg. Për sasinë e lëndës narkotike, nuk pati asnjë person të arrestuar. Zakonisht, kokaina vjen në portin e Durrësit e fshehur në kontejnerë­t me banane, por trafikantë­t, mesa duket, kanë ndryshuar metodë, duke përdorur edhe ngarkesa të tjera për të fshehur drogën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentim­in e plotë të kësaj veprimtari­e kriminale, identifiki­min dhe kapjen e personave të përfshirë në të.

 ?? ??
 ?? ?? Kokaina e sekuestrua­r në portin e Durrësit
Kokaina e sekuestrua­r në portin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania