Panorama (Albania)

Katër “çuditë” e Ramës në Politico

- GENC POLLO

1-“Serbia është ndryshe nga të tjerët sepse ka lidhje historike e speciale me Rusinë”.

Ky është një pohim i rremë pasi shumë shtete sllave në Ballkan, si p. sh., Bullgaria ka lidhje historike e speciale me Rusinë. Edhe për Malin e Zi mund të thuhet deri diku kjo gjë. Por edhe në Europën Qendrore ka shtete sllave me një histori përgjithës­isht miqësore me rusët. Megjithatë, të tëra këto shtete kanë adoptuar sanksionet e Brukselit ndaj Serbisë. Vetëm dy janë përjashtim­et: Bjellorusi­a e Lukashenko­s dhe Serbia e Vuçiçit. Rama thotë të pavërteta (mendoj se është i ndërgjegjs­hëm për këtë) për të legjitimua­r pozicionin e Vuçiçit.

2- “Adoptimi i sanksionev­e (të plota) nga Serbia është praktikish­t i pamundur... Është vetëvrasës për ekonominë serbe”.

Ky është tipikisht argumenti i “njeriut të kashtës” (straw man) kur ndryshohet arbitraris­ht objekti i çështjes për të dalë në një konkluzion të volitshëm.

Sanksionet e Be-së nuk janë të tilla që asfiksojnë ekonominë; Shtetet në BE vazhdojnë të blejnë gaz nga Rusia; naftën e mbyllin në fund të v. 2022 e kanë bërë përjashtim­e nga sanksionet për shtete me vartësi të theksuar nga hidrokarbu­ret ruse si Sllovakia, Hungaria etj. Por ka një sërë sanksiones­h ekonomikis­ht të përballues­hme që përbëjnë 97% të listës së Brukselit. Për këtë duhet vullnet e vizion politik. Vuçiçi e ka bërë të qartë pozicionin e tij, madje disa herë. Rama përpiqet ta mbrojë me sofizma.

3- “Nganjëherë duhet ta durojmë tjetrin. Ta kuptojmë atë. Ndryshe nuk e ruajmë bashkësinë tonë për synime të larta . ... Serbia është në rrugën e duhur vetëm se duhet të ecë më shpejt”.

Këtu Rama nuk mashtron. Nëse synimi është një regjim korruptokr­atik, ai është në elementin e vet. Dhe të Vuçiçit...

4- “Presioni i tepruar i Perëndimit ndaj Serbisë është shkatërrue­s për stabilitet­in e Ballkanit Perëndimor”

Kjo po që është risi e surprizë! Se deri dje konsensusi, përfshi edhe kampin Rama retorikish­t, ishte se burim destabiliz­imi ishte Serbia me qëndrimin e saj ndaj Bosnjës e Kosovës si dhe me lidhjet e saja me fuqitë jo miqësore ndaj Europës. Mbas agresionit të Putinit ndaj Ukrainës ky konsensus u konsolidua dhe thirrjet ndaj Vuçiçit për ndryshim kursi u shtuan. I fundit ishte para ca ditësh kancelari gjerman në Beograd. Kjo dalje nga rreshti e Ramës është vërtet për t’u parë.

Deri në serinë e ardhshme.

To be continued...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania