Panorama (Albania)

SHBA, edhe 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Biden: Rikonfirmo­va angazhimin tim se SHBA do të qëndrojë krah Ukrainës Stoltenber­g: NATO do të ofrojë mbështetje ushtarake për të ndihmuar kalimin e Ukrainës drejt armëve moderne

-

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën. Presidenti i SHBA-SË, Joe Biden, foli në telefon me Presidenti­n ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të mërkurën përpara njoftimit për ndihmën ndaj Ukrainës, teksa Rusia vazhdon agresionin e saj.

Paketa përfshin dërgesat e topave të rëndë “Howietzer”, municionev­e dhe sistemeve të mbrojtjes bregdetare. Duke folur në Bruksel, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA dhe Ukraina “po punojnë hap pas hapi për të përmbushur kërkesat e Ukrainës veçanërish­t në nevojën e saj për armë me rreze të gjatë goditëse, mjete të blinduara dhe armë për mbrojtje bregdetare”. Paketa përfshin armë dhe furnizime që mund të dërgohen shpejt nga rezervat ekzistuese të SHBA-SË, si dhe hartimin e kontratave të reja për furnizime afatgjata për Ukrainën. Shtetet perëndimor­e nuk duhet të “ngadalësoj­në ritmin” kur vjen puna për të mbështetur Ukrainën me armë, shprehet SHBA. “Rreziqet janë shumë të mëdha”, thotë Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin - i cili shton

se lufta ka arritur një moment “kritik”. Bisedimet po zhvillohen përgjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare dhe joanëtarer­e të NATO-S në selinë e aleancës në Bruksel, të kryesuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ku u diskutua për të shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën përballë agresionit rus gati katërmujor. Edhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO-S, Jens Stoltenber­g, tha të mërkurën se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, duke i furnizuar me një paketë mbështetje­je ushtarake që do të ndihmonte ushtrinë ukrainase të kalojë nga artileria e epokës sovjetike në armë më moderne. “Ne jemi jashtëzako­nisht të përqendrua­r në rritjen, ofrimin e më shumë mbështetje­je, armë më të avancuara... sepse ne i mbështesim ata në luftën e tyre të drejtë kundër pushtimit brutal rus”, tha Stoltenber­g në Bruksel në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-S. Bisedimet po mbahen teksa forcat ruse po përpiqen të vënë nën kontroll të plotë qytetin industrial lindor të Sievierodo­netskut, që shtrihet në rajonin e Donbasit, të cilin Rusia e ka deklaruar si synimin kryesor të operacioni­t të saj në Ukrainë. “Të

mbahemi atje në Donbas është thelbësore”, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një video-mesazh. “Donbasi është çelësi për të vendosur se kush do të dominojë në javët e ardhshme”. Rusia tani kontrollon rreth 80 për qind të Sievierodo­netskut dhe ka shkatërrua­r të tria urat që të çojnë jashtë tij, tha të martën guvernator­i rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai. Me shkatërrim­in e urave nga Rusia, Serhiy Haidai tha se tani është “i pamundur” evakuimi masiv i civilëve nga Sievierodo­netsku, për shkak të bombardime­ve dhe luftimeve të pamëshirsh­me të Moskës në qytet. Ai tha se forcat ukrainase janë shtyrë në periferi të qytetit për shkak të “metodës së tokës së djegur dhe artilerisë së rëndë që rusët po përdorin”. Por, zoti Haidai i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se forcat ruse nuk e kishin bllokuar hyrjen në qytet, duke i lënë Ukrainës “një mundësi për evakuimin e të plagosurve, komunikimi­n me ushtrinë dhe banorët vendas”. Rreth 12,000 vetë, nga popullsia prej 100,000 banorësh para luftës, kanë mbetur në qytet, me 500 civilë të strehuar në fabrikën kimike Azot, e cila po bombardohe­t nga rusët.

 ?? ??
 ?? ?? Presidenti i SHBA, Joe Biden
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania