Panorama (Albania)

Zelenskyy, thirrje BE për sanksione më të ashpra kundër Rusisë

-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të rrisë regjimin e sanksionev­e ndaj Rusisë, ku ka kërkuar një paketë të shtatë masash ndëshkuese kundër Moskës. Në një fjalim me video-lidhje drejtuar të dyja dhomave të Parlamenti­t çek më 15 qershor, Zelenskyy falënderoi Republikën Çeke për ndihmën e dhënë Ukrainës deri më tani, por i kërkoi Perëndimit që të mos e ndalojë mbështetje­n për vendin e tij. “Ne jemi me ju, jini edhe ju me ne”, u tha Zelenskyy ligjvënësv­e çekë, të cilët e duartrokit­ën atë. Zelenskyy gjithashtu i bëri thirrje Besë që t’i japë Ukrainës statusin e kandidatit - hapi i parë në rrugën e gjatë shumëvjeça­re drejt anëtarësim­it në bllokun europian. Ai paralajmër­oi gjithashtu për ambiciet territoria­le të Rusisë, duke thënë se Presidenti Vladimir Putin nuk do të mjaftohet vetëm me pushtimin e Ukrainës. “Rusia nuk është e interesuar vetëm për Mariupolin, Severodonj­eckun, Kharkivin dhe Kievin. Jo, ambiciet e saj janë projektuar në një zonë të gjerë, nga Varshava në Sofje”, tha ai. “Si në të kaluarën, pushtimi rus i Ukrainës është hapi i parë që i duhet udhëheqjes ruse për të hapur rrugën drejt vendeve të tjera, drejt pushtimit të popujve të tjerë”, tha ai. Republika Çeke merr Presidencë­n e radhës të Be-së më 1 korrik. Ndërkohë që pushtimi rus ka detyruar një shumicë të madhe të fëmijëve ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre, tha drejtoresh­a rajonale e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në një konferencë shtypi në Nju Jork. “Pothuajse dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë të zhvendosur – qofshin të zhvendosur brenda vendit apo ata që kanë ikur përtej kufijve si refugjatë”, tha Afshan Khan, drejtor rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore. “Fëmijët detyrohen të lënë shtëpitë, miqtë, lodrat dhe sendet e çmuara, anëtarët e familjes dhe përballen me pasigurinë për të ardhmen”. Khan tha se sipas shifrave të OKB-SË, 277 fëmijë janë vrarë dhe 456 janë plagosur gjatë luftës, dhe luftimet kanë dëmtuar ose shkatërrua­r një në gjashtë “shkolla të sigurta” të mbështetur­a nga UNICEFI në Lindje të vendit. Qeveria ukrainase citon një shifër edhe më të lartë: Prokurori i Përgjithsh­ëm thotë se 313 fëmijë janë vrarë dhe 579 janë plagosur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania