Panorama (Albania)

Balla sfidon opozitën: Eksportet janë rritur, nuk krahasohem­i me ju

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Ps-së, Taulant Balla, sfidoi kolegët e opozitës në Kuvend, që akuzuan qeverinë për krizën e çmimeve, teksa i ftoi që të shkojnë nesër (sot) në Lushnjë për të parë me sa i kanë dhënë këtë vit fermerët produktet e tyre. “Ju pres nesër kushdo nga ju, të shkojmë të grumbullue­sit në Lushnjë, e t’iu thonë ata me sa ua morën produktet këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Ne nuk duhet të krahasohem­i me ju, se s’kemi ç’të krahasohem­i”, tha Balla. Më tej, kreu i Grupit të Ps-së foli me shifra, duke theksuar se produktet në eksport deri në vitin 2013 ishin 140 milionë dollarë, ndërsa sot, sipas tij, vlera ka shkuar në 480 milionë dollarë, dhe brenda vitit 2025 do të arrihet parashikim­i i 1 miliard dollarëve. “Sektorët në ekonomi, gjëja që i mat më mirë janë shifrat. Më 2013-ën, kontributi në eksporte ishte 140 milionë dollarë. Asnjë produkt blegtoral shqiptar nuk lejohej të dilte jashtë kufirit shqiptar, madje as në Kosovë. 460 milionë dollarë ka shkuar për vitin 2021. Eksportet shqiptare në bujqësi do të jenë të paktën 580 milionë dollarë, kur të mbyllet ky vit. Jam i sigurt që ne do të shkojmë në këtë shifër historike dhe jam po aq i sigurt që më 2025-ën do arrijmë atje ku u kemi dhënë fjalën fermerëve, te 1 milion dollarë. Bizneset shqiptare nuk vonojnë në asnjë doganë. Kemi hequr kostot e shtuara të bizneseve. Ore më falni, nuk e di ku jetoni. Është matematikë e thjeshtë, 7 * 7 nuk bëjnë 49 këtu”, tha Balla. Kreu i LZHK-SË, Dashamir Shehi, duke folur për situatën e bujqësisë në Shqipëri, propozoi që grantet të mos kontrolloh­en nga qeveria dhe politika, por që bujqit të kthehen në fermerë dhe të marrin kredi për zhvillimin dhe prodhimin e produkteve bujqësore. “Kemi kaq vjet që harxhojmë parët e Europës dhe buxhetit me projekte, por me një lloj klientele politike. Po s’patë miq brenda ministrisë, ca lidhje, po s’pagove ca para, nuk mbërrin te paratë, kjo është e vërteta, e dinë të gjitha palët dhe pala tjetër nuk ka shpëtuar nga kjo punë. Bujkun ta kthejmë fermer të dali si sipërmarrë­s i vogël, në 1 janar të marrë kredinë ta shlyejë në 31 dhjetor, të marri fitimin, të bëhet pjesëtar i botës së biznesit, por në fushën ë prodhimit bujqësor. Ky është revolucion, ta heqim nga duart e politikës, ta kthejmë aty ku duhet të jetë prodhimi”, tha Shehi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania