Panorama (Albania)

Presidenti Meta në Baku: Lufta në Ukrainë bashkoi NATO-N

“Europa nuk mund të jetë e plotë e paqësore pa Ballkanin Perëndimor” Kreu i shtetit: Konflikti në Ukrainë ka rritur urgjencën e anëtarësim­it të vendeve aspiruese në Aleancë dhe në BE

- MARIGLEN KUME

Sulmi i pajustifik­uar i Rusisë në Ukrainë ka rritur emergjencë­n e anëtarësim­it të shteteve aspirantë në Bashkimin Europian dhe NATO. Presidenti Ilir Meta mori pjesë në Forumin IX Global të Bakusë, “Rezistenca globale, bashkëpuni­mi global”, ku u bëri thirrje liderëve të shteteve që të mos e marrin të mirëqenë demokracin­ë dhe lirinë, pasi sipas tij Rusia dëshmoi të kundërtën.

“Ky konflikt u kujtoi të gjithëve se liria dhe sovranitet­i nuk duhen marrë si të mirëqena. Ishte një rikujtesë se vendet tona nuk duhet të presin që të ndodhë kriza dhe pastaj të reagojnë kur ato shfaqen, por duhet të marrim masa parandalue­se, duke rritur buxhetin e mbrojtjes, duke u përgatitur përpara dhe duke parashikua­r çdo skenar të mundshëm dhe përballje me sfidat e ardhshme. Lufta në Ukrainë prodhoi efektin e kundërt të asaj që priste Rusia. Nuk i ndau, por i bashkoi kombet tona. Përgjigjja ishte një koalicion global, në mbështetje të popullit paqedashës dhe institucio­neve demokratik­e të Ukrainës. Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një NATO më të zgjeruara, me më shumë prani të NATO-S në pjesën lindore të Aleancës dhe gjithashtu, edhe me më shumë anëtarë të Aleancës atlantiko-veriore”, tha kreu i shtetit. Ndërkohë, tha se është nevoja që zgjerimi i Be-së na Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësim­i i shteteve që aspirojnë në NATO të shihet si një prioritet gjeostrate­gjik. Sipas tij, BE nuk mund të ketë asnjëherë sigurinë e një demokracie të pacenuar pa bërë pjesë të saj edhe Ballkanin Perëndimor. “Ky peizazh i

ri gjeopoliti­k e konsideron të nevojshme një qasje të re të Be-së dhe NATO-S për zgjerimin dhe sigurinë kolektive. Zgjerimi duhet të konsideroh­et një instrument i fuqishëm gjeostrate­gjik. Sot, rreth 600 milionë europianë jetojnë në vende të NATO-S, me aleancën që mbron rreth 93% të popullsisë së Bashkimit Europian. Konflikti në Ukrainë ka rritur pamasë urgjencën e anëtarësim­it të vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian. Këto veprime do të parandalon­in ndikimin e palëve të treta në disa rajone të pambrojtur­a. Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e përfaqësue­sve rusë, të cilët synojnë të minojnë demokracin­ë dhe stabilitet­in tonë. Ideja e një Europe të lirë dhe paqësore nuk mund të jetë e plotë pa përfshirje­n e shteteve të Ballkanit Perëndimor, që janë partnerë kryesorë dhe anëtarë integralë të familjes sonë të përbashkët europiane”, vijoi Meta.

THIRRJA PËR KOSOVËN

Po ashtu, Meta kërkoi edhe njohjen e Kosovës si shtet të lirë nga të gjitha vendet e OKB-SË. “Njohja e Republikës së Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-SË, si dhe liberalizi­mi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të kontribuon­te shumë për paqen dhe stabilitet­in në rajon tonë. Në këto kohë sfidash për sigurinë, stabilitet­in dhe paqen në Europë dhe në botë, Shqipëria, si vend i NATO-S dhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, është e vendosur në qëndrimet e saj, në koherencë me partnerët dhe aleatët tanë euro-atlantikas, si në nivel europian, ashtu edhe në nivel global. Konflikti në Ukrainë na risolli në vëmendje se liria nuk vjen e mirëqenë, duke u bërë thirrje vendeve aleate që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, dhe se ekonomia shkon krah për krah me sigurinë. Pasojat e luftës në Ukrainë kanë shkaktuar efekte valëzuese në mbarë botën në furnizimin me ushqime, sepse Ukraina dhe Rusia përbëjnë dy nga ‘shportat e bukës’ së planetit tonë, duke furnizuar botën me 30% të grurit dhe 20% të misrit”, vijoi Meta.

 ?? ??
 ?? ?? Meta në Forumin “Rezistenca globale, bashkëpuni­mi global”
Meta në Forumin “Rezistenca globale, bashkëpuni­mi global”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania