Panorama (Albania)

“Do shpreh qëndrimet e PD për zhvillimet në vend e rajon”

Berisha bën udhëtimin e parë jashtë vendit si kryetar

-

Në Azerbajxha­n në Forumin IX të Bakusë ishte edhe ish-kryeminist­ri Sali Berisha. Në një prononcim për mediat atje, Berisha u shpreh se forumi është një mundësi e veçantë për të paraqitur qëndrimet e Partisë Demokratik­e për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë. “Ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi, i cili këtë vit ka si axhendë: ‘Sfidat e rendit botëror’. Forumi organizohe­t nga Qendra Ndërkombët­are ‘Nizami Ganjavi’. Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra Presidente, kryeminist­ra, ministra të Jashtëm dhe qindra personalit­ete politike nga Evropa dhe të gjithë kontinente­t e tjerë. Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxha­nit, Ilham Alyiev. Ky forum është një mundësi e veçantë për t’u paraqitur

miqve të mi, personalit­eteve të pranishëm, publikut dhe mediave qëndrimet e Partisë Demokratik­e për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Evropë”, u shpreh Berisha. Ndërkohë, kujtojmë që ky ishte udhëtimi i parë i Berishës në një forum të tillë jashtë vendit pasi u zgjodh në krye të Partisë Demokratik­e nga demokratët që e mbështetën që nga shtatori i vitit të kaluar. Në Shqipëri, Berisha pasi përfundoi procesi i zgjedhjeve të strukturav­e drejtuese në qendër nisi takimet me grupet e interesit për të evidentuar problemati­kat. Fillimisht ai u takua me biznesin e vogël, i cili po përballet me kushte të vështira në kulmin e krizës së çmimeve dhe po ashtu diskutoi në lidhje me problemati­kat që do të sjellë nëse do miratohet në Parlament një nismë për taksimin progresiv të profesione­ve të lira. Ndërsa takimi i dytë ishte me mjekët, të cilët gjatë këtyre viteve të fundit kanë njohur valën më të madhe të largimeve. Ishkryemin­istri u tha atyre se po përballen me një regjim, ndaj kërkohet reagimi i tyre. Paralelish­t me takimet e profesioni­stëve, Berisha ka ndërmarrë edhe nismën për takime me strukturat. Në Elbasan para disa ditësh ai u takua me intelektua­lë, të cilët janë të gatshëm për të kontribuar në opozitë. Por teksa Berisha po sillet si lider i Pdsë, Grupi Parlamenta­r mbetet ende i përçarë dhe në pritje të vendimit të gjykatës së apelit nëse do të lërë në fuqi apo do të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrui më 25 mars, i cili njohu kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit të vitit të kaluar dhe vendimet e tyre.

 ?? ?? Berisha në Forumin e Bakusë
Berisha në Forumin e Bakusë
 ?? FORUMI I IX GLOBAL NE BAKU ??
FORUMI I IX GLOBAL NE BAKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania