Panorama (Albania)

Shqipëria në rrugën drejt Be-së, Josep Borrell: Nevojë urgjente

-

Përfaqësue­si i Lartë, zëvendëspr­esidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, apeloi nevojën urgjente për përparim në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së drejt Besë. Zyrtari i lartë i Brukselit zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria kryesoi debatin mbi axhendën “Gratë, paqja dhe siguria”, dhe ku morën pjesë përfaqësue­s të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj. Në një postim në rrjetet sociale, Borrell thekson se me Shqipërinë si anëtare jo të përhershme që mban Presidencë­n aktuale, kemi një anëtar më shumë në Këshill. Zëvendëspr­esidenti i Komisionit Evropian dhe kryediplom­atja Xhaçka diskutuan edhe për çështjen e hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. “Bisedova me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, përpara

fjalës sime në Këshillin e Sigurimit të OKB-SË, sot pasdite. Me Shqipërinë si anëtare jo të përhershme që mban Presidencë­n aktuale, kemi një anëtar më shumë në Këshill. Diskutuam gjithashtu për nevojën urgjente për përparim në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së drejt Be-së”, shprehet Josep Borrell, përfaqësue­s i Lartë, zëvendëspr­esident i Komisionit Evropian. Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michel, në Forumin e Prespës në Ohër njoftoi se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive, sa i përket hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it të Bashkimit Europian me Tiranën dhe Shkupin. “Çelja e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur është prioritet i lartë. Mbështesim të gjitha përpjekjet për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura bilaterale me Bullgarinë. Jam i angazhuar personalis­ht me kolegë të tjerë dhe miq në BE për ta çuar përpara këtë proces. Sinqerisht, shpresoj dhe jam i bindur se ne do të kemi zhvillime pozitive shumë shpejt”, tha Michel.

 ?? ?? Borrell e Xhaçka
Borrell e Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania