Panorama (Albania)

Skandal me Maliq-strelcë, ARRSH shpall fituese ofertën më të lartë

Rreth 9.7 milionë euro për “Gjikuria”, hije dyshimi për paracaktim­in e fituesit Autoriteti Rrugor i jep tenderin kompanisë “Gjikuria”, duke refuzuar katër oferta më të lira, me 1 milion euro më pak

- TIRANË

Vazhdon seria e tenderëve abuzivë të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri.

Kësaj radhe skandali është përsëritur me tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milionë euro për rikonstruk­sionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-lozhan i Ristrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit

TENDERI

Konkretish­t, kompania “Gjikuria” ka ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet, pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëv­e, kryesuar nga kompania “Arifaj”, ishte 1 miliard lekë ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdishm­e se oferta e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Pastaj me radhë janë tri oferta të tjera më të mira, por që janë skualifiku­ar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi.

GARA

Nga shtatë oferta të ardhura për ndërtimin e Maliq-lozhan i Ri-strelcë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kualifikua­r pesë prej tyre, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Ndërkohë, në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit, siguruar nga “News24”, nuk ka asnjë informacio­n se pse është skualifiku­ar oferta e dhënë nga një bashkim operatores­h kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdishm­e, me një vlerë prej 9,4 milionë euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë “Gjikuria”.

Për t’i dhënë tenderin kompanisë “Gjikuria” në shkelje të plotë, Autoriteti Rrugor ka renditur një sërë justifikim­esh për skualifiki­met, por dyshimet për paracaktim­in e fituesit janë të mëdha pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

 ?? ?? Faksimile e tenderit
Faksimile e tenderit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania