Panorama (Albania)

Dalja e dëshmisë së vrasësve të penduar, SPAK kërcënon me burg gazetarët

Si nisi rrjedhja e dëshmive horror të dy bashkëpunë­torëve të drejtësisë SPAK sqaron urdhrin, reagon Sali Berisha: Rama e qeveritarë­t e tij kanë qindra orë telefonata me Dumanët

- NIKOLETA KOVAÇI

Dje, Prokuroria e Posaçme nxori një urdhër me të cilin kërcënon me burg gazetarët për nxjerrjen e dëshmisë së dy vrasësve me pagesë, që kjo prokurori herë thotë që janë të penduar e herë jo! Rrjedhja e të dhënave tronditëse nga rrëfimet e dy vrasësve, të cilët kanë pranuar të bashkëpuno­jnë me drejtësinë, ndodhi menjëherë pasi shefi i SPAK-UT, Arben Kraja dhe kryepolici i vendit, Gledis Nano, e thirrën median për t’u komunikuar operacioni­n e suksesshëm të arrestimit të disa personave që pretendohe­j se ishin dhe janë pjesë e “skuadrave të vdekjes”. Po ashtu, si supersukse­s u shit edhe identifiki­mi dhe shpallja në kërkim e disa personave të tjerë, me rekorde kriminale të mëdha! Dalja e të gjithë materialit hetimor që gjendej në dokumentim­in e lëshimit të 32 urdhërarre­steve tronditi jo pak vendin. Në të dhe prej këtij materiali voluminoz dolën fakte komprometu­ese që lanë të dyshohej se operacioni i SPAK, në mos i dekonspiru­ar, ishte i vonuar! Pas daljes së dëshmive të Nuredin Dumanit, “kumbarit” të 8 grupeve kriminale - i cili fliste për porositës, sigurues mjetesh për vrasjen, pagesa marramendë­se dhe për

mënyra se si kryheshin krimet monstruoze të tyre kudo dhe kurdo - zgjoi kureshtjen për të mësuar rrëfimin e bashkëpunë­torit më të afërt të tij, ekzekutori­t Henrik Hoxha. Edhe rrëfimi i tij doli thuajse i plotë. SPAK heshti! Policia urdhëronte RENEA-N njëherë në dy ditë të shkonte në Elbasan dhe Lezhë për të arrestuar disa

koka krimi, por që dështonin në çdo sipërmarrj­e. Talo Çela, Suel Çela, Ervis Martinaj dhe Festim Qoli, bashkë me 10 persona të tjerë, vijojnë arratinë, ndërkohë që SPAK hyri në operacion pas më shumë se sa një muaj nga dokumentim­i i dëshmive të dy killerave me pagesë! Dje urdhri u dha dorazi dhe SPAK doli me një tjetër sqarim orëve të

pasdites, ndërsa publikimin e urdhrit e bëri gazetari Elton Qyno. Pas publikimit të këtij urdhri dhe reagimeve të shumta të gazetarëve dhe të kryedemokr­atit Sali Berisha, SPAK reagoi edhe vetë duke deklaruar se urdhri nuk ishte për të gjithë gazetarët, por për ata që kishin publikuar sekrete që s’duhej të publikohes­hin!

REAGIMI I BERISHËS

Pas shpërthimi­t të reagimeve në lidhje me daljen e urdhrit që i kërcënonte gazetarët me 2-5 vite burg për nxjerrjen e dëshmisë së të penduarve të drejtësisë, ka reaguar edhe kryetari i Pdsë, Sali Berisha. Kryedemokr­ati shprehet në një postim në rrjetet sociale se vendimi është antikushte­tues, ndërsa akuzon Edi Ramën se “me SKAP-IN e partisë, po rikthen ligjin komunist të Agjitacion­propagandë­s”. Ai iu bën thirrje gazetarëve të mos dorëzohen, por të publikojnë gjithçka që posedojnë!

“Vendimi i Edi Ramës me SKAP-IN e tij për të dënuar me 5 vite burg gazetarët që publikojnë dëshmitë e Dumanit të qeverisë, është një akt antikushte­tues, censure policeske dhe atentat ndaj lirisë së mediave, i ndërmarrë për të mbrojtur Edi Ramën dhe qeveritarë­t e tij, që kanë qindra orë telefonata me Dumanët e qeverisë. Ky vendim i pashembull­t në 30 vitet e fundit, shënon rikthimin e ligjit dhe dënimit për agjitacion e propagandë të diktaturës hoxhiste.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tejet të rëndë censure dhe kërkoj largimin e menjëhersh­ëm te mercenarëv­e të Edi Rames nga sistemi i drejtësisë. Gjithashtu, u bëj thirrje gazetarëve të mos zbatojnë akte antikushte­tuese, por të qëndrojnë të pamposhtur në mbrojtje të lirisë së mediave dhe të publikojnë çdo telefonatë të Edi Ramës, Taulant Ballës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe të çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatësi apo prokurori dhe çdo zyrtari tjetër me vrasësit serialë, përdhunues­it, grabitësit e bandave të partisë.

U bëj thirrje institucio­neve ndërkombët­are të mbrojtjes së lirisë së mediave, të dënojnë me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të rrezikshëm”.

 ?? ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja
 ?? ?? Kreu i PD, Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha
 ?? ?? Nuredin Dumani
Nuredin Dumani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania