Panorama (Albania)

Tokat me 7501, kushtet e reja për të marrë tapinë

Kërkesa s’konsideroh­et e mirëqenë, nëse nuk bëhet nga përdoruesi faktik Duhet të mos jetë pjesë e fondit për kompensimi­n e pronarëve dhe në hapësirën e pretenduar të mos jetë ndërtuar pa leje

- TIRANE

Për të marrë pronësinë mbi tokën bujqësore, duhet të përmbushen 6 kritere.

Kjo vlen jo vetëm për zonat ku procesi i regjistrim­it ka nisur për herë të parë, por edhe për familjet, të cilat janë të pajisura me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim, por s’kanë përmbyllur praktikën e regjistrim­it. Së pari, duhet që fermerët të paraqesin kërkesë pranë bashkisë apo njësisë administra­tive ku banojnë për pajisjen me AMTP. Kërkesa nuk konsideroh­et e mirëqenë, nëse nuk bëhet nga përdoruesi faktik, çka do të thotë se nuk mund të pretendosh pronësinë për një pronë të cilën nuk e përdor. Së treti, duhet që toka të mos u takojë zërave “rëra bregdetare”, ose “plazhe”. Po ashtu, të mos jetë kaluar në pronësi të të tretëve, si edhe të mos jetë pjesë e fondit për kompensimi­n fizik të ish-pronarëve. Së fundmi, duhet që në hapësirën e pretenduar të mos jetë ndërtuar pa leje, qoftë kjo nga të tretë, qoftë edhe prej familjes kërkuese. Pra, toka bujqësore duhet të ketë ruajtur identiteti­n si e tillë, pa u zënë nga ndërtimet. Praktikat e inventariz­imit dhe përditësim­it në terren, që do të shoqërojnë këtë proces, do të nxjerrin në pah edhe përfitimet e bëra në mënyrë abuzive. Kështu, të gjithë ata fermerë që kanë përfituar abuzivisht tokën me 7501-n, do të detyrohen ta kthejnë atë. Kjo sipërfaqe do të përdoret më tej për kompensimi­n e pr

onarëve. Ligji parashikon po ashtu që në rastet kur prona është shitur, atëherë ajo familje do të duhet ta paguajë me çmimin e tregut bazuar në hartën me çmimet e trojeve që miratohet nga qeveria. Veç atyre që nuk janë të pajisur me AMTP, në skemë janë edhe ato të cilat e kanë këtë dokument, por nuk kanë bërë ende regjistrim­in në Hipotekë. Në të dyja rastet, fermerët duhet të paraqiten në njësinë administra­tive përkatëse ku kanë pretendimi­n. Sa i takon dokumentac­ionit që duhet të dorëzohet, përveç kërkesës për pajisjen me aktin e përdorimit nga komisionet e ndarjes së tokës (për ata që ende nuk e kanë), kërkohet edhe planvendos­ja e secilës ngastër që kanë në përdorim, certifikat­ë familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese, në favor të së cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, si edhe dokumentac­ionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit. Pas miratimit të ligjit të ri, nga Agjencia e Kadastrës u identifiku­an rreth 22 mijë pasuri, të cilat nuk dispononin asnjë dokumentac­ion. Prej më shumë se 2 vitesh kanë nisur procedurat për përmbyllje­n e regjistrim­it fillestare në këto territore, të përqendrua­ra kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Për lehtësimin e procesit, vjet u hoq edhe taksa e tokës bujqësore. Ky detyrim vjetor nuk kushtëzon më procesin e pajisjes me tapi. Kjo do të thotë se regjistrim­i do të bëhet, por qytetarët s’mund të bëjnë asnjë veprim, pra

s’mund ta shesin apo ta lëshojnë me qira pa kryer më parë pagesën. Taksa e tokës është e ndryshme sipas qarqeve dhe zonave kadastrale dhe varion mesatarish­t nga 700 lekë deri 5600 për hektarë. Pra, një familje që ka në pronësi 3 hektarë tokë, i takon të paguajë nga 2100 lekë deri në 16800 lekë në vit në të kundërt nuk merr shërbimet që ai kërkon nga njësia e qeverisjes vendore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania