Panorama (Albania)

Dashuria primitive nuk harrohet kurrë

- MYFTAR BARBULLUSH­I Romeo dhe Zhuljeta kishin fëmijë

Mes lotësh e dhimbjes, e shtrënguar të lërë Klanin e Ariut të Shpellës për shkak të mallkimit të vdekjes së dy prindërve, Ayla do ta gjejë veten krejtësish­t të vetmuar në një botë armiqësore, ku mbijetesa është e lidhur ngushtë me jetesën në grup. E udhëhequr nga amaneti i fundit i nënës së saj, Izës, - “gjej njerëzit tuaj, gjej shokun tënd” - e reja 14-vjeçare rrugëton drejt së panjohurës duke përshkruar male të larta, të veshura me mantel të bardhë, që më pas fatmirësis­ht derdhen në pllaja dhe lugina, të stilizuara prej stofi të gjelbër pyjesh e kullotash verore, dekore shpellash, grykash e strehimore­sh, ku orët dhe zanat mezi presin mbrëmjen për t’iu bashkuar magjisë së dritës së yjeve e hënës dhe kafshët e egra si tigrat, arinjtë, rinoceront­ët dhe mamuthët duket se kanë bërë paqe me njeri-tjetrin, derisa arrin në një shpellë të vogël, me burime të mjaftueshm­e rreth saj që do t’i garantonin mbijetesën e përkohshme.

Pas disa javësh paqeje, tinguj misteriozë, amalguar me erëra të padëgjuara e të pandjera më parë, do të paraprijnë siluetën e një djali bukurosh - Jondalari - i larë i tëri në gjak nga sulmi i një luani. Ayla e fut brenda në shpellë dhe për javë të tëra do ta kurojë e shpëtojë nga thonjtë e vdekjes. Jondalari, i tërhequr marrëzisht nga bukuroshja, i propozon asaj të festojnë së bashku “Ritin e Parë”, marrëdhëni­en e parë seksuale të një gruaje të re. Ayla pranon dhe së bashku nisen drejt familjes së tij me ankthin dhe frikën e refuzimit, nga ana e tyre të kësaj lidhje të rrallë midis dy specieve njerëzore, Neandertal dhe Sapiens, në luftë ekzistenci­ale ndërmjet tyre. Për Aylën, ka ardhur koha të takojë “Të tjerët”, ndërsa për ne është koha t’i lëmë emocionet e kësaj lidhjeje, shtjelluar me një fantazi të magjishme në sagën më të shitur të Klanit të Ariut të Shpellës, nga Jean M. Auel në 1982 dhe të zhytemi në diskursin shkencor që e konfirmon dhe mbështet atë

Hibridi i shpellës na mësoi se Covidi “vret” edhe në sajë të gjeneve të Neandertal­it, të cilët kushtëzojn­ë një sistem imunitar shumë agresiv. Të sëmurët që vdiqën nga Covidi kishin me shume prani të gjeneve Neandertal në raport me ata që e kaluan sëmundjen më lehtë. edhe nëpërmjet studimeve me ADN. gradualish­t nëpërmjet një bashkimi midis

Pikërisht në një shpellë shkëmbore, krejtësish­t dy specieve njerëzore. Pra, rrugët e tyre më të ngjashme me atë të përshkruar nga shumë sesa u përgjakën u kryqëzuan. Është Jean M. Auel në këtë sagë, një perlë kjo vetëm 8 kjo arsyeja që Neandertal­i është ende i pranishëm km larg Capullet Mansion, “shtëpia e kapuletëve”, në ADN-NË e europianëv­e të sotëm (1 4% një grusht kockash, copa kafke dhe një nofull, e ADN-SË tonë). Lidhja e femrave vendase, të gjetura nga arkeologët do të ndryshonin Neandertal, me të ardhurit kushtëzohe­j edhe historinë tonë, do të ridizajnon­in pemën e nga fakti që lidhjet e tyre brenda species shoqërohes­hin evolucioni­t njerëzor, si dhe do të dëshmonin shpesh me aborte spontane, pasi mbi dashurinë e pamundur, par excellence, 33mijëvjeç­arë, jeta në male, i ftohti i acarte i atyre kohëve, nën ndërmjet Aylas dhe Jondalarit, qiellin thuajse vetëm gri të Europës Veriore, e fëmijë të dy familjeve rivale që u përkisnin dy kishin “detyruar” Neandertal­in që për t’u

specieve të ndryshme njerëzore. Analiza gjenetike mbrojtur ndaj infeksione­ve dhe viruseve, të perfeksion­onte me ADN mitokondri­ale, e cila transmetoh­et sistemin mbrojtës, me çmimin e vetëm nëpërmjet nënës, shpalosi një gjetje shtrenjtë të aborteve spontane nga ky sistem befasuese se mbetjet njerëzore të gjetura ne imunitar agresiv. Është kjo arsyeja që pas shpellë i përkisnin një njeriu Hibrid, ardhur në ardhjes së Sapiensave, “burrat nordikë me lëkurë jetë nga lidhja e nënës se tij autoktone, Homo të bardhe dhe muskuj të fuqishëm”, u “detyruan”

Neandertal, mbërritur në Europe midis 200,000 t’ua dorëzonin atyre fushën sentimenta­le. dhe 30,000 vjet më parë, me një burrë që i përkiste Hibridi i shpellës na mësoi se gjenet e Neandertal­it një familjeje anatomikis­ht moderne, ardhur janë përgjegjës për disa sëmundje të rishtas nga Afrika e Largët, Homo sapiens. zemrës, sistemit imunitar, metabolizm­it,

Hibridi i shpellës na mësoi se Neandertal­et lëkurës, skeletit, ngjyrën e flokëve, lëkurës apo nuk u zhdukën apo u shfarosën vetëm nga dhe të syve. Abortet spontane, jo të rralla në betejat e përgjakshm­e ekzistenci­aliste me të gratë e reja, e kanë origjinën nga Neandertal­ët. ardhurit moderne nga Afrika, por ata u “asimiluan” Edhe gjenet e kënaqësisë dhe varësisë së duhanit dhe drogave njeriu i sotëm i ka trashëguar nga Neandertal­i. Pikërisht projektimi i dimensione­ve të së kaluarës në botën e sotme dhe në atë të ardhme, pritet të ofrojë një impakt në zgjidhjen e shumë sëmundjeve me rrënjë të thella në lashtësi.

Hibridi i shpellës na mësoi se ne jemi të gjithë emigrantë, se migrimet janë historia e vërtetë e specieve, apo një konfirmim i hershem shkencor që racat nuk ekzistojnë. Ata mbijetojnë vetëm në gjuhën e disa rufjanëve politikë apo nacionalis­të. Raca apo popuj të “pastër”, të paprekur nga migracione­t e njëpasnjës­hme nuk ka, përveç Aborigjene­ve të Australisë, që mendohet se rrjedhin nga paraardhës­it e mbërritur në Australi më shumë se 40.000 vjet më parë.

Hibridi i shpellës na mësoi se përpara historisë së dashurisë më të bukur në botë, Romeos dhe Xhuljetës, në zemër të Veronës kishin lulëzuar edhe histori të tjera dashurish mijëravjeç­are, Ayla dhe Jondalari, akoma më dramatike dhe më të pamundura e për më tepër të shenjtërua­r me trashëgimt­arë. Siç duket paska pasur të drejtë William Shakespear­e kur thoshte se “Një trëndafil me çdo emër tjetër do të kishte erë të ëmbël”.

Hibridi i shpellës na mësoi se Covidi “vret” edhe në sajë të gjeneve të Neandertal­it, të cilët kushtëzojn­ë një sistem imunitar shumë agresiv. Të sëmurët që vdiqën nga Covidi kishin me shume prani të gjeneve Neandertal në raport me ata që e kaluan sëmundjen më lehtë.

Gjithsesi, Neandertal­i im i dashur, mirë se erdhe përsëri në familje!

P.S. Dukej hibrid i përsosur, derisa kockat u analizuan në Institutin Max Planc ku fosili

doli të ishte një njeri modern i neolitit. Gjenetistë­t korrigjuan veten duke e rimbushur

boshllëkun me një sërë faktesh të tjera shkencore të pranisë së hibrideve jo vetëm si produkte të lidhjeve Neandertal me Sapiens,

por edhe Sapiens me Denisova.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania