Panorama (Albania)

Për çfarë lloj armësh ka nevoje Ukraina?

Ukraina ka marrë vetëm 10% të asaj që ka kërkuar

-

Nga Ukraina ka pasur paralajmër­ime dëshpërues­e se fluksi i armëve nga vendet perëndimor­e është shumë i vogël dhe shumë vonë. Teksa Rusia vazhdon të bombardojë Donbasin, kërkesat për më shumë ndihmë po tingëllojn­ë më të dëshpëruar­a çdo ditë. Zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se, deri më tani, vendi ka marrë vetëm 10% të asaj që ka kërkuar. Udhëheqësi­t e Be-së nga Franca, Gjermania dhe Italia vizituan dje Kievin dhe u takuan me Presidenti­n Zelenskyy dhe dhanë garanci se do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë – pasi këto vende morën kritika se nuk kanë bërë mjaftueshë­m në përgjigje të luftës.

ÇFARË ARMËSH KËRKON UKRAINA

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidenti­t Zelenskyy, tha se për t’i dhënë fund luftës, Ukrainës i duheshin 1000 topa “Howitzer” të kalibrit 155 mm (hedhës artilerie me rreze të gjatë), 300 sisteme raketash me shumë lëshime, 500 tanke, 2,000 automjete të blinduara dhe 1,000 dronë. Disa armë që dëshiron Ukraina, si sistemet e raketave HIMARS, kërkojnë javë të tëra trajnimi përpara se të hyjnë në betejë, sipas zyrtarëve të lartë të mbrojtjes amerikane, që kanë justifikua­r ritmin e dërgesave të armëve.

CILAT VENDE KANË DËRGUAR MË SHUMË ARMË

SHBA njoftoi se po dërgonte sistemin e raketave të artilerisë me lëvizshmër­i të lartë M142 (HIMARS), i cili lëshon raketa të drejtuara me saktësi, që mund të godasin objektivat deri në 70 km larg, shumë më larg se artileria që posedon aktualisht Ukraina. Mbretëria e Bashkuar po dërgon në Ukrainë sisteme raketash me shumë lëshime M270 me municione precize M31A1. Qeveria thotë se trupat ukrainase do të trajnohen se si të përdorin armët në MB. Mbretëria e Bashdollar­ë paketë ndihmë nga SHBA për sigurinë dhe armë për Ukrainën, ku përfshihen sisteme raketash të telekomand­uara, topa të rëndë “Howitzer” dhe automjete për t’i tërhequr ato, 36,000 plumba dhe fonde për të ndihmuar Ukrainën me dy sisteme shtesë raketash “Harpoon” për mbrojtjen bregdetare, si dhe pajisje të tjera kuar ka dërguar më shumë se 5,000 armë të lehta antitank të gjeneratës së ardhshme në Ukrainë, së bashku me automjete të tjera, dronë dhe raketa - duke shpenzuar 1.6 miliardë dol- larë për mbështetje­n ushtarake në total. Gjermania ka prem- tuar të dërgojë sistemin e saj më modern të mbrojtjes ajrore (“Iris-t”) për t’i mundësuar Ukrainës të mbrojë qytete të tëra nga sulmet ajrore ruse - pavarësish­t një perceptimi ndërko- mbëtar se Gjermania nuk dëshiron të armatosë Ukrainën.

 ?? ?? MILIARD
MILIARD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania