Panorama (Albania)

Marin:“shqipërian­ëbe!”.rama: “Finlandën e duam në NATO”

Kryeminist­ri: Finlanda na mbështeti kur të tjerët nxirrnin bishta Kryeminist­rja finlandeze: “Asnjë vonesë për hapjen e negociatav­e”. Rama: “Ballkani është hallkë e dobët”

- VALENTINA MADANI

Edi Rama e priti dje me ceremoni shtetërore homologen finlandeze Sanna Marin, nga e cila siguroi mbështetje­n për integrimin në BE, ndërsa Kryeminist­ri i premtoi përkrahje për anëtarësim­in e Finlandës në NATO.

Pikërisht çështja e integrimit të Shqipërisë në BE dhe anëtarësim­i në NATO i Finlandës dhe Suedisë u diskutuan në takimin e djeshëm mes dy kryeminist­rave. Rama deklaroi se dyert e NATO-S duhet të jenë të hapura për Suedinë dhe Finlandën, ndërsa nuk kurseu komentet për konferencë­n e parë ndërqeveri­tare dhe veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, që ka bllokuar edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Dua edhe publikisht ta

falënderoj nga zemra këtu në Tiranë për mbështetje­n e pakursyer të Finlandës për Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe për ndihmën që na ka dhënë pa e ditur kur ndonjë vend tjetër nxirrte bishta për arsye të politikës së brendshme, ndërsa unë thoshase si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto probleme me ne kur

njihet si vendi me standardet më të larta të transparen­cës dhe llogaridhë­nies”, theksoi Edi Rama. Edhe Kryeminist­rja e Finlandës, Sanna Marin, shprehu mbështetje­n e plotë të Finlandës për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Rama tha se nuk pret asgjë nga Këshilli për çeljen e negociatav­e. Marin theksoi

rëndësinë e integrimit në BE jo vetëm të Shqipërisë, por të gjitha Ballkanit pasi të kenë përmbushur kriteret. “Finlanda është mbështetës afatgjatë dhe i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian. Duam të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësoh­en në BE pasi të kenë përmbushur kriteret. Përparësia jonë është të nisim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësim­in e saj në BE. Shqipëria ka një zë të fortë edhe globalisht. E vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësim­et ndërkombët­are”, deklaroi zj. Marin. Sa i përket aplikimit të Finlandës dhe Suedisë rreth një muaj më parë për t’u bashkuar me aleancën perëndimor­e të mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Rama tregoi mbështetje­n e plotë për to, megjithëse rrezikon nga një veto e Turqisë. Kjo e fundit i ka akuzuar për mbështetje­n dhe strehimin e militantëv­e kurdë dhe grupeve të tjera që ajo i konsideron terroriste. “Jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të treguar dhe shumë për të na mësuar sepse e njeh shumë mirë agresorin dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë që të nxjerrë më shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektues­hëm për të kuptuar se sa e rëndësishm­e është rezistenca dhe lidhja që disa duan të bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër diku tjetër. Ballkani është një hallkë e dobët, delikatë. Për këtë arsye, eksperienc­a dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komuniteti­n”, deklaroi Kryeminist­ri Rama.

 ?? ??
 ?? ?? Kryeminist­ri Edi Rama me homologen finlandeze, Sanna Marin
Kryeminist­ri Edi Rama me homologen finlandeze, Sanna Marin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania