Panorama (Albania)

Zhupa: Do jem nga deputetet nismëtare për ngritjen e një komisioni të posaçëm

-

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Ina Zhupa, ka përshëndet­ur vendimin e Presidenti­t Ilir Meta për të kthyer ligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit. Në një konferencë për mediat, Zhupa ka theksuar të gjitha problemati­kat e ngritura edhe nga kreu i shtetit në lidhje me këtë ligj dhe dhënien me koncesion të parkut. Sipas saj, ky ligj është një cenim i identiteti­t tonë kombëtar. Zhupa shprehet se do të jetë një nga deputetet nismëtare të Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r, që ka kërkuar dhe Presidenti Meta. “Kam marrë nga përfaqësue­s të Ps-së, si Petro Koçi, që ata do bojkotonin çdo seancë dëgjimore me ekspertë dhe studiues. Sot, Presidenti Meta tregoi edhe një herë se pse është i padëshirua­r për maxhorancë­n e Partisë Socialiste, sepse ai ka qëndruar edhe kësaj here si garant i Kushtetutë­s, i mbrojtjes së pasurisë publike, i identiteti kombëtar dhe interesave të publikut. Koncesioni i Butrintit bie ndesh me rezolutën e Parlamenti­t Europian. Qeveria duhet të përmbushë konsultime­t. Butrinti lidhet me identiteti­n kombëtar, Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj.

Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet të jetë mbyllja e çështjes së menaxhimit të Butrintit. Nëse kolegët socialistë duhet të votojnë dekretimin për rrëzimin e këtij ligji, duhet të hapet një diskutim dhe një formë e re menaxhimi. Nuk duhet të përjashtoj­ë privatin, pra, të përfshihet në formën e një donatori. Sugjerohet që kjo iniciativë të diskutohet bashkë me dekretin e Presidenti­t. Do jem një nga deputetet nismëtare për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, për të diskutuar menaxhimin e Parkut të Butrintit. Mund të sqaroj edhe një herë që AADFJA mund të shpallet partner strategjik sepse ka investime në Shqipëri, ka kontribut në Shqipëri, po kjo duhet bërë në mënyrë ligjore me institucio­net që kanë tagrin ligjor për ta bërë një gjë të tillë”, tha Zhupa.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania