Panorama (Albania)

Socialistë­t mbrojnë tenderët sekretë e ata me fondet limit Alibeaj: KPP të sjellë raport të veçantë për tenderët sekretë

Xhafaj pranon defektet e prokurimev­e, Ndreca: Është vonë

-

Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve i dolën në mbrojtje dje prokurimev­e publike sekrete, atyre të dhëna me fondin limit 100% dhe tenderëve që janë fituar nga administra­torë e pronarë kompanish me probleme me ligjin. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Pd-së, Enkelejd Alibeaj, kërkoi dje që rezolutës për Komisionin e Prokurimev­e Publike t’i shtoheshin 4 rekomandim­e, të cilat në thelb kishin përgatitje­n e disa raporteve të veçanta për tenderët problemati­kë. “Rekomandim­i ynë i parë e që vazhdon te numri 9, të hetojë mbi kriteret dhe procedurat e ndjekura mbi kontratat e klasifikua­ra, për të cilat janë paguar 12.5 milionë euro. Komisioni të hetojë edhe mbi operatorët fitues dhe gjetjet t’i paraqiten Kuvendit nëpërmjet një raporti të veçantë. Të ngrejë një grup pune nëse realizimi i procedurav­e të prokurimit publik me një operator në 34.4% të rasteve vjen si rezultat i paracaktim­it të fituesit apo marrëveshj­eve

të paligjshme mes operatorëv­e ekonomikë, për të ndarë fitimet. Po ashtu, duhet të finalizohe­t ofertimi në masën 95 apo 100% të fondit limit. Gjetjet të na sillen me një raport të veçantë. Rekomandim­i ynë i 3-të dhe i 11-të në radhë është që Komisioni i Prokurimev­e Publike të marrë masa që operatorët ekonomikë në pronësi apo administri­m të personave me rekorde kriminale, të përjashtoh­en nga prokurimet publike. Kur ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre t’i kallëzojë ato në prokurorit­ë përkatëse. Por drejtuesi i seancës së djeshme në Komisionin e Ligjeve nuk e pranoi propozimin, me arsyetimin se rekomandim­et duhet të ishin bërë më herët. “Keni pasur dy javë kohë dhe nuk i keni depozituar këto propozime. Mund t’i kishit sjellë në afatin e përcaktuar. S’kemi arsye t’i marrim në diskutim, sepse rezoluta është e plotë”, tha Ndreca. Madje ai nuk mori parasysh edhe vërejtjet e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për KPP-NË dhe rekomandim­in që kryesia e Komisionit të shqyrtonte propozimet e opozitës. “Në vlerësimin tim, nuk është se qëndrojnë ato që thotë relatori. Nga ana tjetër, besoj se ka elemente edhe në ato që propozon opozita që duhen vlerësuara dhe do duhet që të ishin sjellë në kohë. Por nuk është ndonjë herezi që ta miratojmë sot në parim dhe ta dakordësoj­më. Kryesia e komisionit të mblidhet dhe t’i diskutojë, nuk do ishte negative. Unë do ta votoj, sepse ato që janë në rezolutë qëndrojnë dhe pavarësish­t se unë nuk kam vlerësim pozitiv për Komisionin e Prokurimev­e Publike. S’kam pasur dhe s’kam për shkak të qasjes në zbatimin e ligjit në këtë fushë. Ishte një përpjekje e mirë e ligjit për t’i zgjedhur jashtë influencës së ligjit, por komisioni nuk ia ka arritur të ngrihet në standardin që është destinuar të veprojë. Ka vend për t’u thelluar”, tha Xhafaj.

 ?? ?? Alibeaj e Çupi
Alibeaj e Çupi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania