Panorama (Albania)

“Masakra” në Kadastrën e Tiranës, nisin hetimet

Prokuroria e kryeqyteti­t nis gjuetinë për “hajdutët” e pronave Kreu i Kadastrës publikoi të dhëna tronditëse për zhdukjen e 180 faqeve në regjistrat e tri zonave

- NIKOLETA KOVAÇI

Dalja e Artan Lames para publikut me datë 18 qershor dhe duke lajmëruar atë që në fakt dihej prej të gjithëve se pronat në Tiranë janë “masakruar” me firmë dhe vulë shteti, bëri që të vihen në lëvizje autoritete­t hetimore.

Ata lajmëruan dje se kanë nisur një hetim kryesisht për atë që kreu i Kadastrës doli para kamerave dhe dëshmoi se në regjistrin e pronave janë grisur me mijëra faqe, janë realizuar mbivendosj­e pronash, janë realizuar planëzime sipas qejfit të kujtdo që ka pasur mundësinë dhe autoriteti­n të ndërhyjë.

Kështu, vetëm pak ditë pas denoncimit në media të kreut të Kadastrës, Artan Lame, për rezultatin e kontrollit në regjistrin e pronave të kryeqyteti­t, ku janë gjetur fletë të grisura, të hequra dhe manipuluar­a, ka ardhur reagimi i prokuroris­ë. Organi i akuzës ka njoftuar se ka nisur kryesisht hetimet për shpërdorim detyre dhe zhdukje dhe vjedhje të dokumentev­e. Në deklaratë theksohet se prokuroria do të vendosë para përgjegjës­isë të gjithë personat e implikuar. “Nga 2342 regjistra pronash, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime”.

Kjo deklaratë e kreut te Kadastrës, Artan Lame, i cili denoncoi dëmtimin dhe humbjen e mijëra faqeve nga regjistrat e pronave të qarkut të Tiranës, ka bërë që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet. Por në fakt Lame, pavarësish­t se denoncoi publikisht, nuk shkoi në prokurori të bënte një kallëzim, edhe pse ai pretendon që raportin përfundimt­ar që do të dalë nga kjo Kadastër, që me sa kuptohet ka 9 vite e pakontroll­uar, do ta depozitojë në duart e hetimit të posaçëm për dy akuza: “Vjedhje” dhe “Shpërdorim detyre”.

NJOFTIMI PËR NISJEN E HETIMEVE

“Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat penale të ‘Shpërdorim­it të detyrës’ dhe ‘Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentev­e’ për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrav­e të kadastrës Tiranë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë

shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audioviziv­e nga ana e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrav­e të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës, si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj., ka filluar kryesisht hetimet duke regjistrua­r procedimin penal nr. 4807, datë 21.06.2022, për veprat penale të ‘Shpërdorim­it të detyrës’ dhe ‘Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentev­e’, parashikua­r nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar.

Lidhur me faktet e sipërpërme­ndura, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është e angazhuar maksimalis­ht që të hetojë në drejtim të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjës­isë penale të çdo zyrtari apo personi të përfshirë

në veprimtari të kundërligj­shme në dëm të interesave të ligjshme të qytetarëve apo shtetit”.

LAME

Pas skandalit me pronat e Durrësit, Artan Lame ka zbuluar edhe manipulime­t në 31 vite në Kadastrën e Tiranës që, sipas tij, vetëm 10 për qind e regjistrav­e të pasurive rezultojnë të rregullta. “Nga 2342 regjistra pronash, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime”, tha ai përballë mediave, ndërsa renditi rastet që nga grisja e fletëve e deri te zëvendësim­et, duke bërë mbivendosj­e të pasurive: “515 faqe mungojnë tërësisht, pra janë grisur nga regjistrat dhe as kanë marrë mundimin që t`i zëvendësoj­në. Janë me qindra faqe të dyshuara si të zëvendësua­ra, sepse është e dukshme që faqja ndryshon, sepse ndryshon ngjyra e faqes apo formati i saj. Gjetëm 914 faqe të dubluara. Pra e njëjta pasuri, e

njëjta pronë ekziston në dy faqe. Janë 180 faqe të grisura, që do të thotë se është grisur faqja, nuk ekziston faqja në regjistër, por në regjistër duken copat e mbetura të faqes së grisur”. Madje ai zbuloi se në regjistra kishte fletë bosh, për t`i plotësuar me pasuri të marra në mënyrë të paligjshme. “13 mijë faqe bosh brenda në regjistër”, deklaroi ai para kamerave dhe gjithë opinionit publik.

 ?? ??
 ?? ?? Kreu i Kadastrës, Artan Lame
Kreu i Kadastrës, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania