Panorama (Albania)

Kërkohen masa shtesë dhe të posaçme për 13 të penduar

-

Prokuroria e Posaçme ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve për të shtuar masat e sigurisë dhe të ruajtjes për 13 bashkëpunë­torët e drejtësisë që ndodhen të arrestuar. Ata kanë kërkuar shtimin e masave mbrojtëse për të penduarit, duke urdhëruar shtimin e efektivave dhe të vigjilencë­s. Ndërkaq, nuk dihet nëse urdhri bazohet në të dhëna konkrete për rrezik apo është një procedurë rutinë. Prokuroria e Posaçme i kërkon Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve shtimin e masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së bashkëpunë­torëve të drejtësisë, të cilët ndodhen të arrestuar. Burimet e prokuroris­ë, thonë se bëhet fjalë për 13 persona, që kanë pranuar të bashkëpuno­jnë në kuadër të marrëveshj­eve me organet e drejtësisë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. SPAK i kërkon institucio­nit të vuajtjes së dënimeve që për të shmangur e

ndonjë incident apo kërcënim të çdo lloj forme, bashkëpunë­torët duhet të jenë ne regjime të posaçme dhe të mirëmonito­ruara.

Kërkesa e Prokuroris­ë së Posaçme ka vënë në lëvizje institucio­nin ku qëndrojnë të penduarit, të cilët i kanë vendosur të gjithë bashkëpunë­torët në një regjim të posaçëm. Shkresa e SPAK për Drejtorinë e Burgjeve vjen menjëherë sapo në media janë publikuar dëshmitë e bashkëpunë­torëve të drejtësisë dhe kryesisht Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhës, që kanë përfshirë edhe persona të tjerë ne kryerjen e ngjarjeve kriminale në vite. Disa prej krimeve të rrëfyera nga Nuredin Dumani kanë qenë ngjarje të pazbardhur­a, ndërsa bazuar në dëshminë e tij, deri tani SPAK ka firmosur 32 urdhra-arresti.

 ?? ?? Nuredin Dumani
Nuredin Dumani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania