Panorama (Albania)

Rrahim Dedja dhe kolegu i tij dëshmuan të parët për ekzekutimi­n e Iljaz Çalit

-

Rrahim Dedja dhe Ilir Çami ishin dy personat e parë të dyshuar, që kanë dëshmuar në lidhje me vrasjen e Iljaz Çalit. Të dy biznesmenë kromi, të dy në probleme konfliktua­le me viktimën dhe të dy kanë rezultuar se janë përplasur me të për çështjen e minierave të kromit në Bulqizë sa ishte gjallë. Duke iu referuar të dhënave që dolën nga grupi hetimor, u bë me dije se Dedja mohoi jo vetëm përfshirje­n në vrasje, por edhe shumën që ka deklaruar dy ditë më parë vëllai i viktimës, Zeqir Çali. Ai i ka thënë grupit hetimor që bëhej fjalë për një sasi rreth 350 mijë euro mall, që ende nuk ia kishte shlyer, por jo aq sa thuhej. Ndërkohë, në dëshminë që ka dhënë Ilir Çami, ky i fundit e mohoi përfshirje­n në vrasje, ndonëse u tha se kishte pasur konflikte me të ndjerin prej disa kohësh. Pas vrasjes, Prokuroria kërkoi të sekuestron­te praktikat e denoncimev­e dhe dëshmive

respektive që janë lënë në Policinë dhe akuzën e Bulqizës. Referuar informacio­neve konfidenci­ale, menjëherë pas asaj ngjarjeje të rëndë, u bë me dije se grupi hetimor kishte edhe pista të tjera hetimi, nga ku po gjurmohej për të shkuar te vrasësit dhe personat që kishin kërkuar ekzekutimi­n e biznesmeni­t të kromit, Iljaz Çali.

Hetimet u përqendrua­n edhe te biznesi që u gjendet në emrin e vëllezërve Çali, nga ku duket se çështja e ekzekutimi­t të të riut zgjerohej në disa rrethe të vendit. Policia bëri me dije se ka dyshime të forta se djali nga ‘Rinasi i Ri’ të jetë ekzekutuar për shkak të përplasjev­e për shfrytëzim­in e hapësirave të kromit, ndërsa përveç Bulqizës dhe Tiranës, hetimet u shtrinë edhe në Elbasan, Durrës dhe Fushë-krujë. Rrahim Dedja, nga Bulqiza, ka dëshmuar me detaje marrëveshj­et dhe borxhin që iu kishte vëllezërve Çali. Ai nuk ka mohuar asgjë nga sa është thënë prej Zeqirit, vëllait të viktimës, përveç shifrës prej 1 milion eurove që ka pretenduar ky i fundit në Prokurori. Ai i tha grupit hetimor se kishte bërë një marrëveshj­e që në vitin 2016 me vëllezërit Çali për të shfrytëzua­r galerinë e tyre, por që ai ka dëshmuar se një pjesë të borxhit ia kishte shlyer të ndjerit ndër vite, ndërsa i kishte borxh ende një shifër që do t’ua shlyejë vëllezërve të Iljazit në vazhdim, sapo t’i ketë.

 ?? ?? Iljaz Çali
Iljaz Çali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania