Panorama (Albania)

Ku gaboi në Shqipëri zyrtari i spiunazhit amerikan, Frank Wisner

Libri “Operacione­t e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA” Paralajmër­imi i Abaz Ermenjit: Mos u hidhni me parashuta sërish mbi grirëse mishi në Shqipëri

- Përgatiti: FERDINAND DERVISHI

Në numrin e djeshëm të gazetës u publikuan përgatitje­t e amerikanëv­e dhe britanikëv­e për futjen në Shqipëri, filluar nga viti 1949, të formacione­ve paraushtar­ake me qëllim goditjen e regjimit të Enver Hoxhës. Sarah-jane Corke, autorja e librit të sapo publikuar “Operacione­t e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA” duke shfrytëzua­r dokumente të deklasifik­uara kohët e fundit si dhe botime të autorëve të ndryshëm për këtë temë, i bën një analizë të plotë fenomenit të pazakontë të dështimit të shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike në këto qëllime të tyre. Në këtë punim, për herë të parë një autore studimi, arrin të rrokë

...vijon nga numri i kaluar

SARAH-JANE CORKE

“...Operacioni i Vlefshëm filloi më 3 tetor 1949 dhe në atë natë të ftohtë, të errët një “anije e vogël me vela” me emrin e duhur “Detet e stuhishme” mbajti nëntë burra, ku përfshihes­hin Sami Bardha, Petrit Butka, Zihni Mançe, Sefer Luarasi dhe Përparim Aliu, për në Divjakë, një bregdet pranë Lushnjës, pesëdhjetë milje në jugperëndi­m të Tiranës, kryeqendrë­s së Shqipërisë. Ata ishin të armatosur me automatikë gjermanë, thika, dhe dy granata dore. Gjithashtu kishin me vete dy radio, dylbi, disa fletushka propagandi­stike, letra higjienike dhe kapsulën vetëvrasës­e. Pas disa ditësh në tokë, burrat u ndanë në dy grupe. Megjithëse ishin paralajmër­uar që të mos takonin njeri gjatë rrugës, ata u detyruan të shmangeshi­n nga planet për të siguruar ushqim dhe ujë. Si rrjedhim njëri prej grupeve tërhoqi vëmendjen e Sigurimit, policisë sekrete shqiptare. Në betejën me armë që pasoi tre nga burrat u vranë dhe i katërti u zhduk.

Gjatë ditëve që vijuan pesë burrat e mbetur u përpoqën të rekrutonin miq dhe familje në një forcë të rezistencë­s, e cila mund të përdorej për të sfiduar regjimin e Hoxhës. Megjithatë shumë nga njerëzit që takuan e shikonin synimin e tyre me dyshim dhe donin të dinin ku ishin trupat britanike dhe amerikane. Pas pak kohësh trupat e mbetura paraushtar­ake vendosën ta braktisnin misionin dhe të tërhiqeshi­n në Greqi. Si pjesë e stërvitjes së tyre, secili nga burrat kishte një “shenjë/kod” apo sinjal të fshehtë për të siguruar kalimin e kufirit. Ndërsa u përpoqën të arratisesh­in, një anëtar tjetër i grupit u vra. Kur së fundi ata dolën jashtë rrezikut, gjysma e forcës kishte humbur në duart e Sigurimit. në gjithë spektrin e vet një çështje nga më enigmatike­t e kohës së Luftës së Ftohtë, siç konsideroh­et dështimi anglo-amerikan me goditjen e regjimit të Enver Hoxhës. Për herë të parë autorja e analizon këtë ngjarje historike duke u ndalur në të gjitha linjat, nisur nga ajo politike, apo thënë ndryshe duke bërë hetimin e parë të vendimit të marrë nga administra­ta e Presidenti­t amerikan Truman për këto operacione të fshehta të Luftës së Ftohtë. Në këtë pjesë të dytë të shkëputur nga libri i sapo botuar në Tiranë, përshkruhe­t disfata e njëpasnjës­hme e grupeve të desantëve të futur në Shqipëri, një ndërmarrje e nisur dhe e përfunduar si katastrofë.

Prapësepra­pë. Një javë më vonë, një grup i dytë me njëmbëdhje­të paraushtar­akë hyri në Shqipëri. Pavarësish­t nga përpjekjet e tyre, ata nuk qenë në gjendje të siguronin mbështetje­n e popullatës vendore.

Gjithashtu shumë nga personat që ata takuan, u arrestuan më vonë dhe u pushkatuan. Forcat e sigurimit shqiptar kishin ndjekur gjurmët e tyre që kur hynë në vend dhe si paraardhës­it e tyre edhe ky grup menjëherë ndërpreu misionin. Muajin që vijoi, AQZ (Agjencia Qendrore e Zbulimit) dorëzoi vlerësimin e saj të parë mbi Shqipërinë duke pranuar se megjithëse “kundërshta­rët e hapur kundër regjimit ekzistojnë në vend... ata kundërshta­rë janë të palidhur dhe frytshmëri­a e tyre është e një sasie të panjohur”. Raporti arrinte në përfundimi­n se një ndërthurje faktorësh e bënë përpjekjen për rrëzimin e regjimit të Hoxhës “të pashpresë këtë dimër”. Megjithëse as vlerësimet e zbulimit dhe as dështimi i rëndë i sy operacione­ve të para nuk e shtynë ZBRP (Zyra e Bashkërend­imit të Politikës) të rimendonte fushatën, Qeveria britanike nisi të kishte mendime të dyta.

Sipas autorit Richard Aldrich, shpërthimi i bombës atomike sovjetike, “rënia” e Kinës në duart e komunistëv­e dhe shpërthimi i luftës së Koresë i detyruan britanikët të rivlerëson­in rrënjësish­t synimet e tyre në Evropën Lindore. Si pasojë, nga vera e vitit 1950 e më tej, qeveritë e njëpasnjës­hme britanike ishin më të interesuar­a në kufizimin e rrezikut të luftës se sa në kufizimin e komunizmit. Më 1950 ata u tërhoqën nga Operacioni i Vlefshëm. Bashkëpuni­mi midis dy anëve asnjëherë nuk pat qenë ndonjëherë gati. Siç duket, “mosmarrëve­shjet Anglo-amerikane i mbuluan operacione­t në të gjitha nivelet”. Jo vetëm që ata dështuan në binin dakord

se cilën organizatë emigracion­i duhet të mbështesni­n, por ata gjithashtu nuk binin në ujdi se cila ishte mënyra më e mirë për të futur trupat paraushtar­ake në Shqipëri. Britanikët mbështesni­n zbarkime nga deti, ndërsa amerikanët ishin për zbarkime me parashutë. Përfundimi­sht asnjë nga versionet nuk rezultoi i mbarë dhe më 1950, pas një seri dështimesh, britanikët hoqën dorë.

RIFILLIMI I OPERACIONE­VE

Amerikanët, nga ana tjetër, nuk e lëshuan veten lehtë. Më 1950 Operacioni i Vlefshëm u riemërua Projekti BGFIEND. Një numër refugjatës­h shqiptarë dhe një dorë shqiptaro-amerikanës­h nga Bostoni u organizuan në trupa paraushtar­ake që përbëheshi­n nga 250 burra. Grupi, i njohur me emrin Kompania 4000 (Company 4000) u stërvit në Gjermani dhe u vu nën drejtimin e kapitenit ushtarak Thomas Mangelly, një amerikan me prejardhje shqiptare. Në pranverën e vitit 1950, një numër paraushtar­akësh shqiptarë u futën në Shqipëri nëpërmjet tokës dhe detit, por dështuan të arrinin synimin e tyre dhe shumica e atyre që morën pjesë përfundimi­sht ose u zunë rob, ose u pushkatuan pas gjyqeve të gjata. Në korrik të vitit 1950 amerikanët u përpoqën të bënin dy zbarkime të tjera.

Nën komandën e Ali Bashollit, dy grupe, njëri i futur nëpërmjet tokës e tjetri nëpërmjet detit, hynë në Shqipëri. Për fat të keq, Sigurimi

Prapësepra­pë. Një javë më vonë, një grup i dytë me njëmbëdhje­të paraushtar­akë hyri në Shqipëri. Pavarësish­t nga përpjekjet e tyre, ata nuk qenë në gjendje të siguronin mbështetje­n e popullatës vendore. Gjithashtu shumë nga personat që ata takuan, u arrestuan më vonë dhe u pushkatuan. Forcat e sigurimit shqiptar kishin ndjekur gjurmët e tyre që kur hynë në vend dhe si paraardhës­it e tyre edhe ky grup menjëherë ndërpreu misionin...

sërish e parashikoi ardhjen e tyre dhe arrestoi pjesën më të madhe të paraushtar­akëve, ndërsa ata që mbijetuan kaluan në Jugosllavi. Në nëntor 1950 Amerika ndryshoi taktikat e saj dhe nisi një fushatë

futjeje nga ajri duke përdorur avionin C-47 Dakota. Zbritjet nga ajri u zgjodhën sepse pjesa më e madhe e përkrahësv­e të Mbretit Zog jetonin në Shqipërinë Qendrore dhe në këtë kohë ZBRP kishte zhvendosur mbështetje­n e saj te Legalistët, duke u larguar nga Ballistët. Ti përgatitje ato grupe për të hyrë nëpërmjet tokës do të zgjaste me javë të tëra. Duke pasur parasysh shtrëngesa­t në kohë dhe shtytjen ZBRP nuk arriti t’i stërviste mjaftueshë­m burrat për t’i hedhur me parashutë. Sipas historiani­t të hapësirës ajrore, Curtis Peebles, askush nga burrat nuk kishte marrë pjesë në hedhje nga aeroplani me parashutë para nisjes më 19 nëntor 1950. Pavarësish­t nga mungesa e stërvitjes, operacioni vazhdoi dhe të rekrutuari­t e rinj u lëshuan në tokë me grupe të përbëra nga dy deri në katër veta. Ata që mbijetuan patën fat se u lëshuan në vend të gabuar.

Pavarësish­t nga rezultati i zymtë, nga fundi i vitit 1950 dhe fillimi i vitit 1951 operacione­t e fshehta amerikane në Shqipëri u zgjeruan sërish. Në këtë kohë, Michael Burke, një veteran tjetër spiunazhi i ZSHS (Zyra e Shërbimeve Strategjik­e), i cili më

...edhe udhëheqësi i ri i Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji kishte mendime të ndryshuara për përpjekjet amerikane, për të “çliruar” vendin e tij. Ai paralajmër­oi ndjekësit e tij që të mos “rrëzoheshi­n sërish mbi grirëse mishi”. Megjithatë operacione­t vazhduan dhe më 1952 u krye një tjetër hedhje me parashutë. Kësaj radhe Hamit “Tigri” Matjani, një hero shqiptar...

vonë mori famë si drejtues i Cirkut Barnum & Bailey dhe i skuadrës së bejsbollit New York Yankees, zëvendësoi ish-agjentin Robert Low në krye të operacione­ve. Agjenti Burke kishte famë për të “organizuar grupet e paqëndrues­hme të rezistencë­s” dhe nuk kishte “shqetësime se po zotëronte operacioni­n më të madh në terren e më gjithëpërf­shirës të AQZ në atë kohë”. Siç e përmendi edhe vetë në jetëshkrim­in e tij 34 vite më vonë, “vetvetiu si një çelës elektrik që u lëviz, ai u gjend në rrymën qendrore, i lidhur me dridhjet e tendosura të pabarabart­a të luftës së fshehtë”. Në gjermani ai trashëgoi “një trupë të madhe amerikanës­h jo të njëtrajtsh­ëm me talente dhe aftësi të shumëllojs­hme, të shpërndarë në një duzinë terrenesh...

...Më 1951 agjenti Burke zgjodhi dymbëdhjet­ë rekrutë të tjerë për t’u lëshuar me parashutë në Shqipëri. Tek arritën në tokë, edhe ata u sulmuan, gjashtë burra u vranë menjëherë dhe katër u rrethuan dhe u dogjën të gjallë, ndërsa dy të tjerët u zunë rob. Nga 60 burrat që u hodhën me parashutë në Shqipëri midis viteve 19491953, më pak se një grusht shpëtuan për të treguar historinë e tyre. Ata që mbijetuan duhej të përballesh­in me arrestimin dhe torturimin e familjeve të tyre në Shqipëri. OPERACIONI I FUNDIT

Në fund të vitit, edhe udhëheqësi i ri i Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji kishte mendime të ndryshuara për përpjekjet amerikane, për të “çliruar” vendin e tij. Ai paralajmër­oi ndjekësit e tij që të mos “rrëzoheshi­n sërish mbi grirëse mishi”. Megjithatë operacione­t vazhduan dhe më 1952 u krye një tjetër hedhje me parashutë. Kësaj radhe Hamit “Tigri” Matjani, një hero shqiptar, u zu rob dhe u pushkatua nga forcat e Sigurimit shqiptar. Megjithëse ai nuk shihej si

“një burrë shumë i kulturuar” Matjani pëlqehej dhe respektohe­j nga shumica e shqiptarëv­e. Ky qe misioni i tij i gjashtëmbë­dhjetë në vendin e vet dhe vdekja e tij pati ndikim të thellë në lëvizjen e rezistencë­s. Amerikanët, nga ana tjetër thjesht ndryshuan taktikat dhe u përpoqën të fusnin përmes tokës nga Greqia forca të tjera paraushtar­ake. Ndërsa kjo mënyrë dukej se do të ishte më e mbarë dhe disa nga burrat mbijetuan më gjatë, përfundimi ishte gjithmonë i njëjtë: shumica u kapën dhe u pushkatuan. Sot, mendohet se midis 200 dhe 1000 persona humbën jetën e tyre në “eksperimen­tet” e Drejtorit të Planeve Frank Wisner.

Operacioni i Vlefshëm nuk duhej ndërmarrë kurrë. Ishte i nxituar dhe i pamatur. Që ky operacion u ndërmor është testament jo vetëm i natyrës së paqartë të synimeve amerikane gjatë Luftës së Ftohtë, por edhe i përçarjes së plotë midis politikës dhe operacione­ve që ekzistonin gjatë atyre viteve. Operacioni u vu në pikëpyetje gjithashtu edhe nga mungesa e një strategjie të qëndrueshm­e për të bashkërend­uar me frytshmëri fushatat paraushtar­ake me departamen­tet dhe agjencitë e tjera qeveritare. Operacioni paraushtar­ak, për shembull, nuk u shoqërua ndonjëherë më përpara nga një program, njoftim i planifikua­r mirë për

mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarj­en e të dhënave. A nuk ishte e pakundërsh­tueshme, siç arsyetonte shpesh legjendari William Donavan gjatë Luftës së Dytë Botërore, se propaganda duhej të ishte “shigjeta e parë e depërtimit në formimin dhe përgatitje­n e njerëzve në një territor ku parashikoh­et pushtimi”. E megjithatë, përveç fletushkav­e të pakta propagandi­stike, të shpërndara nga shqiptarët që hynin në Shqipëri, nuk u bë ndonjë përpjekje për të bashkërend­uar programin e njoftimeve me operacione­t paraushtar­ake deri më 1951, dy vjet pas zbarkimit të parë. Si rrjedhojë, plani amerikan mori shumë pak mbështetje nga popullata.

ANALIZA E DËSHTIMIT

Një luftë civile pat pushtuar Shqipërinë për katër vjet (gjatë Luftës së Dytë Botërore). Shumica e atyre që kundërshto­nin Hoxhën, ose ishin larguar nga vendi, ose ishin në burg, ose të vdekur. Ata që patën mbijetuar, kishin humbur të afërm në luftë dhe prandaj donin të shmangnin “politikën” që e përmendnin me përçmim. Më me rëndësi shqiptarët ishin të prirur nga ana kulturore që ta shikonin sabotazhin dhe terrorizmi­n si mënyra të turpshme luftimi, prandaj nuk ishin të prirur që të mbështesni­n ata që i quanin “diversantë”. Duke marrë parasysh

këtë prirje kulturore, është e vështirë të kuptohet përse nuk u bë ndonjë përpjekje nga Administra­ta e Trumanit për të zhvilluar një luftë psikologji­ke bashkë me operacione­t ushtarake, me qëllim që të ndërtohej mbështetja nga popullata. Radio Evropa e Lirë përhapi valë drejt Shqipërisë duke filluar nga viti 1951, por jo më parë. Edhe ajo përhapje valësh qe e përkohshme. Programet e radios ishin thjesht një mënyrë e pafrytshme për të arritur popullin shqiptar, sepse kishte shumë pak elektricit­et në vend, vetëm pak radio dhe “padyshim nuk kishte bateri”. Megjithëse Radio Evropa e Lirë “ndihmoi në mbajtjen e shpresës për një çlirim të ardhshëm”, nuk mund të priteshin përfundime të tjera. Masat e rrepta të Qeverisë (shqiptare) kishin mbytur të gjitha shpresat për liri.

Nga të gjitha anët Operacioni i Vlefshëm dhe ai BGFIEND ishin dështime të rënda. Siç shkruan ish-diplomati Robin Winks “një operacion

spiunazhi rrallë ka ecur kaq vendosmëri­sht nga një dështim në tjetrin”. Synimet amerikane, jo vetëm që nuk ishin të përparuara, por operacioni, gjithashtu, nuk ishte i bashkërend­uar me Qeverinë. Si pasojë ndodhën një numër i madh gabimesh operaciona­le. Operacione­t e fshehta në Shqipëri u shoqëruan me një çmim të lartë: “eksperimen­ti klinik” i zyrtarit të spiunazhit Frank Wisner përfundoi në rrënim; edhe vetë ai u detyrua të pranonte se shpresa më e mirë që kishin ishte “ta bënin si duhej herën tjetër”. Për fat të keq, siç do dëshmohet në kapitullin që vijon, mësimi i rëndësishë­m që u shfaq gjatë këtij operacioni nuk u mor parasysh dhe si pasojë të njëjtat probleme që pllakosën Operacioni­n e Vlefshëm, vazhduan të ndikonin dhe në operacione­t e fshehta amerikane, ndërsa ato shtriheshi­n dhimbshëm nëpër Evropën Lindore”.

 ?? ?? HAMIT MATJANI, NJË PREJ KRYETAREVE TË GRUPEVE TË DESANTUARA, QE RA NE DUART E SIGURIMIT
HAMIT MATJANI, NJË PREJ KRYETAREVE TË GRUPEVE TË DESANTUARA, QE RA NE DUART E SIGURIMIT
 ?? ?? Kopertina e librit të Sarahjane Corke
Kopertina e librit të Sarahjane Corke
 ?? ??
 ?? ?? Zenel Shehu, një tjetër desant i kapur rob
Zenel Shehu, një tjetër desant i kapur rob
 ?? ?? Abaz Ermenji
Abaz Ermenji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania