Panorama (Albania)

Kriza politike në Francë: populistët kundrejt elitistëve?

- MILENA HARITO

Presidenti francez Makron i porsazgjed­hur nuk mundi të ketë një maxhorancë të qartë prej 289 deputetësh në zgjedhjet e së dielës 19 qershor. Është larg, i mungojnë 44 deputetë.

Kjo situatë është e papreceden­t që prej vitit 1958 në rendin kushtetues francez të quajtur edhe “Republika e pestë”, e cila bazohej në pushtetin dykrerësh midis Presidenti­t të zgjedhur nga populli çdo 7 vjet dhe Parlamenti­t me zgjedhje maxhoritar­e çdo 5 vjet.

Me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2000, ky ekuilibër ndryshoi duke shtuar peshën e Presidenti­t e pakësuar atë të Parlamenti­t. Parlamenti u kthye njëfarësoj në “noter” të vendimeve të Presidenti­t. Pakësimi i pushtetit të Parlamenti­t solli një krizë të përfaqësim­it, sepse shumë rryma e sensibilit­ete nuk kishin më mundësi të shpreheshi­n e të ndikonin në Parlament. Kjo ishte një ndër arsyet e rritjes së konfliktua­litetit dhe protestave të “jelekëverd­hëve” në mandatin e parë të Presidenti­t Makron.

Ekstremi i djathtë, RN – Rassemblem­ent National në rritje të vazhdueshm­e që prej viteve 1980, por i diabolizua­r gjerësisht prej vitesh, në zgjedhjet e këtij viti përmbyll një cikël. Në turin e dytë të zgjedhjeve presidenci­ale gati një votues në dy, 41% votuan Marine Le Pen, ekstremin e djathtë. Me zgjedhjet parlamenta­re të kësaj të diele, RN kaloi nga 8 deputetë në 2017 në 89 deputetë.

Nëse u shtojmë 89 deputetëve të ekstremit të djathtë, 137 deputetët e NUPES, konsiderua­r si njëfarë ekstremi i majtë, një ndër vijat ndarëse të këtyre zgjedhjeve mund të lexohet si populistët kundrejt partive klasike elitiste: makronistë dhe e djathta tradiciona­le.

Lëvizje tektonike e rëndësishm­e, por e ngjashme me ç’ka ndodhur në vende të tjera në dekadën e fundit, nga Italia në Brazil, duke kaluar nga SHBA e Trump. Në këtë Parlament, shoqëria franceze është më e përfaqësua­r në diversitet­in e vet. Gjë që sjell përfaqësim­in e më tepër sensibilit­eteve e zërave në Parlament, ndoshta duke u dhënë mundësinë të peshojnë në politika e duke i larguar nga manifestim­i konfliktua­l në rrugë. Kryeminist­ri si drejtues i maxhorancë­s do të duhet të ndërtojë koalicione politike me Parlamenti­n për të qeverisur, qendra e gravitetit probabilis­ht do të zhvendoset nga Presidenca drejt Kryeminist­risë.

Midis deputetëve të rinj ka dy zonja që punojnë si pastruese, disa shoferë etj.

Lëvizjet populiste të majta a të djathta qofshin, vetëshpall­en si “anti establishm­ent” dhe arrijnë të kenë një bazë të gjerë sepse çështja e rishpërnda­rjes së pasurisë mbetet qendrore në një botë ku pasuritë e një pjese të vogël janë gjithnjë e më të dukshme në sytë e çdokujt. Legjitimit­eti i këtyre pasurive rivjen në vëmendje e rivendoset në pikëpyetje.

Nuk ka zgjidhje të thjeshtë për këtë çështje, e sigurisht nuk bëhet fjalë për t’u kthyer në ekonomi të kolektiviz­uara. E gjitha kjo në sfondin e krizës klimatike, e cila sjell konflikte të reja madhore nga shpërngulj­et masive te kriza e urisë që kërcënon qindra miliona njerëz këtë vit.

Mendoj se politika franceze është në një moment ndryshimi të rëndësishë­m me rrënjë të thella.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania