Panorama (Albania)

Nuk hapen negociatat, Rama: Një turp i madh! Kjo është pengmarrje!

“Ringjallim frymën e Europës. Do vazhdojmë rrugën drejt Be-së” Kryeminist­ri, thirrje liderëve europianë: Mos i lini jashtë shqiptarët! Mos e ktheni Be-në në një kongregaci­on priftërinj­sh!

- VALENTINA MADANI

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia humbën sërish mundësinë e dhënies së dritës jeshile për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Be-në. Vetoja bullgare ende po e pengon avancimin e negociatav­e të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’iu bashkuar Be-së. Kryeminist­ri Edi Rama e konsideroi veton e Bullgarisë si një pretekst për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për mediat nga Brukseli, me Presidenti­n serb dhe Kryeminist­rin maqedonas, Rama deklaroi se kjo është një fatkeqësi. Sipas tij, vizioni i zgjerimit po kalon në pengmarrje. Kryeminist­ri e quajti një turp faktin që “një vend i NATO-S që merr peng dy vende të tjera të NATO-S, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë, dhe po ashtu nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku”. “M’u desh të fitoja një mandat të tretë për të pritur çeljen e negociatav­e për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Bullgaria është fatkeqësi, por është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i një komuniteti, te marrja peng e shteteve individual­e. Turp një vend i NATO që merr peng dy vende të NATO-S, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë në dy të 26 vendeve që janë të pafuqishëm. Putin është shumë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshë­m. Nuk do të presim Godonë”, tha Rama. Kryeminist­ri shprehu keqardhjen që ndodhet në Evropë si mik dhe jo si pjesë e familjes evropiane. Megjithatë, nuk kanë munguar as notat e humorit nga ana e Kryeminist­rit. Ai u shpreh se rruga drejt integrimit do të vazhdojë dhe shpreson që shekullin tjetër vendi ynë të jetë pjesë e Be-së. “Jemi evropianë dhe duam të gjendemi mes evropianëv­e.

Ndihesh keq sepse ne ende nuk mund të jemi këtu si evropianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëjmë shumë për të mbështetur idenë e Presidenti­t Macron për objektivin, që është politik e strategjik i dëshiruar. Ne do të vazhdojmë me rrugën drejt anëtarësim­it, me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtarë. Do përballemi me një Bullgari këtu, një Bullgari atje”, deklaroi Rama. Me ironi ai tha se ndihet i keqardhur për Be-në teksa zbardhi detaje nga takimi me kreun e Ke-së. “Michel

na tha se kemi 3 minuta, i thashë se mund të ishte edhe 30 sekonda nëse do mbanin fjalën, po ata nuk e mbajtën. Ndaj edhe koha për ne ishte e shkurtër”, tha Kryeminist­ri. Rama u lut që BE ‘të mos kthehet në kongregaci­on priftërinj­sh që diskutonin seksin e engjëjve, ndërkohë që muret e Kostandino­pojës shembeshin. “Thirrja ime e fundit, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim të madh tek Europa, pavarësish­t farsave, sepse ne për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Europa është fe, shqiptarët do vazhdojnë, por edhe

në Ballkan ka shumë proeuropia­në. Lutja ime për ta ishte, ju lutemi mos e lini të bëhet si kongregaci­on priftërinj­sh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandino­pojës shembeshin”, tha Rama. Më herët ai deklaroi: “Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Europën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-S mban peng dy vende të tjera të NATO-S, nën mbikëqyrje­n e 26 vendeve të Be-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”

 ?? ??
 ?? DJE NE SAMITIN E BE NE BRUKSEL ??
DJE NE SAMITIN E BE NE BRUKSEL

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania